
Taylor Swift mbështeti publikisht rivalen e tij në garën për president! Reagon Donald Trump!
Dritare.net
Superylli i muzikës pop Taylor Swift ka thyer heshtjen e saj për gjendjen aktuale të politikës amerikane, duke shprehur mbështetje për Kamala Harris, kandidate demokrate dhe zëvendëspresidente aktuale e SHBA-së.
Në një deklaratë të gjatë të postuar në Instagram, e cila ka më shumë se 283 milionë ndjekës, Taylor, shpjegon pse votën e saj do t'ia japë Harris, e cila dje u përball në një debat me Donald Trump, kandidat po ashtu për president.
“Unë do të jap votën time për Kamala Harris në Zgjedhjet Presidenciale të 2024. Unë votoj për Kamala Harris sepse ajo lufton për të drejtat dhe kauzat. Unë mendoj se ajo është një udhëheqëse e palëkundur, e talentuar dhe besoj se mund të arrijmë shumë më tepër në këtë vend nëse udhëhiqemi nga qetësia dhe jo kaosi”, shprehet Swift në Instagram.
Po ashtu Taylor u kërkoi fansave të saj amerikanë që të regjistroheshin dhe të votonin në zgjedhjet e ardhshme.
“Unë kam bërë zgjedhjen time. Dua t'i them, veçanërisht votuesve për herë të parë: Mos harroni se për të votuar duhet të jeni të regjistruar!".
Lidhur me këtë deklaratë të Swift ka reaguar edhe kandidati në garë, Donald Trump, i cili i pyetur nga CNN, tha:
"Nuk ia kam idenë”.
Për përballjen e tij me Harris, Trump tha:
"Ky ishte debati im më i mirë”./M.K-dritare.net

















