
Çifti Obama: Kamala Harris, presidentja që i duhet SHBA-së!
Dritare.net
Kamala Harris dhe Donald Trump u përballën mbrëmjen e djeshme në një debat presidencial, dy muaj para zgjedhjeve. Pas debatit ka pasur reagime të shumta nga mbështetësit e Harris, në garën e saj për presidente.
Bashkëshortja e ish-presidentit, Obama, Michelle Obama përmes një postimi në Instagram shkruan:
“Pas debatit të sotëm nuk duhet të ketë asnjë vend për diskutim, Kamala Harris është i vetmi kandidat në këtë garë që është gati të jetë President. Unë u bëj thirrje të gjithëve edhe një herë që të përveshin mëngët dhe të BËNI DIÇKA, flisni me këdo që njihni dhe nxitini ata të votojnë për Kamala Harris. Çdo votë do të jetë e rëndësishme”.
Po ashtu edhe ish-presidenti Barack Obama ka shprehur vlerësimet e tij për Kamala Harris.
“Sonte e pamë vetë se kush ka vizionin dhe forcën për ta çuar këtë vend përpara, në vend që të na përçajë. Kamala Harris do të jetë një president për të gjithë amerikanët”./M.K-dritare.net

















