
Harris dhe Trump përballen me njëri-tjetrin për herë të parë në një debat
Dritare.net
Kamala Harris dhe Donald Trump janë disa orë larg takimit në debatin e tyre të parë presidencial. Transmetuesi amerikan ABC do të presë debatin 90-minutësh në Qendrën Kushtetuese të Filadelfias në orën 21:00 me kohën lokale.
Cikli zgjedhor i vitit 2024 ka sjellë shumë intriga në fazën e debatit. Performanca katastrofike e presidentit Joe Biden në debatin e parë presidencial në qershor e detyroi atë të largohet nga gara, duke hapur derën për kandidaturën e zëvendëspresidentes Kamala Harris. Ish-presidenti Trump fillimisht tha se nuk do ta bënte debatin e ABC-së sepse ishte rënë dakord kur Biden ishte rivali i tij. Ai donte një debat në Fox News, por Harris qëndroi e palëkundur. Ata të dy i thanë po debatit të sotëm, por ka pasur grindje që nga ajo marrëveshje fillestare.
Të dyja fushatat janë përplasur për javë të tëra për rregullat e debatit, megjithëse më në fund kanë rënë dakord për parametra të ngjashëm me ato që u ndoqën në debatin e qershorit: mikrofonët do të çaktivizohen nëse nuk është radha e tyre për të folur, nuk do të ketë audiencë në studio dhe as nuk do të ketë rekuizita të lejuara ose shënime të parashkruara./K.C/dritare.net

















