Na ndiqni edhe në

Bota

Nga shtrëngimet e duarve te akuzat e forta! Çfarë ndodhi dje në debatin presidencial!

Nga shtrëngimet e duarve te akuzat e forta! Çfarë ndodhi dje

Debati i parë presidencial mes Donald Trump dhe Kamala Harris ka përfunduar. Debati zgjati plot 90 minuta. Dy kandidatët shtrënguan duart para se të fillonte debati, si hera e parë që takohen me njëri-tjetrin. Debati filloi me politikë, por mori një kthesë kur Harris bëri një vërejtje të theksuar në lidhje me tubimet e Trump, duke thënë se njerëzit u larguan herët nga mërzia dhe rraskapitja.

Trump e sulmoi Harris-in për imigracionin dhe kufirin, duke pretenduar se problematikat janë të qëllimshme, për të ndikuar negativisht në ekonominë dhe inflacionin. Ai gjithashtu vuri në pikëpyetje pse ajo nuk kishte arritur më shumë synime politike si pjesë e administratës së Biden. Harris fajësoi ish-presidentin për ndalimin e abortit në të gjithë vendin. Ajo fajësoi Trumpin për sulmin e 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA dhe tha se Trump ishte i dobët për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme.

Menjëherë pas përfundimit të debatit, superylli i popit Taylor Swift mbështeti Kamala Harris, duke u shprehur se e shihte atë si një udhëheqëse të qëndrueshme dhe të talentuar./M.K-dritare.net