Rudina Xhunga: Voto, voto, mos lejoni të dështojë votimi për shkak të Celibashit!
Dritare.net
Gazetarja Rudina Xhunga pasi votoi iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve të shkojnë të votojnë dhe të shprehin vullnetin e tyre me votë pavarësisht se votimi me identifikim elektronik është bllokuar që prej nisjes së votimeve.
"Unë sapo votova te konsultorja nr.8 në lagjen time. Konsultorja ishte e ndarë në dy pjesë, ku te njëra shënohej gishti, ndërsa në pjesën tjetër mund të identifikoheshe elektronikisht. Për shkak se te njëra votohej, ndërsa tjetra vijonte punën elektronikisht. U bëra kurioze të shihja se si votohej jo me gisht dhe pashë se ishte një votim elektronik i mbështetur manualisht. Gjë që na bën të jemi shumë mbrapa, duke u krahasuar me Kosovën që ka kohë që e përdor votimin elektronik.
Uroj të votoni sot për të zgjedhurit tuaj lokal, për njerëzit që do ju mbështesin në vitet e ardhshme kur të keni nevoja për pushtetin lokal. Uroj të votoni sa më shumë dhe të mos nguroni për shkak të lajmeve se identifikimi elektronik është bllokuar. Menjëherë është dhënë urdhëri që të vijohet votimi manualisht si përherë. Por, shpresoj që në zgjedhjet e tjera, ne të mund të futemi të votojmë jo më manualisht, duhet ta bëjmë si e gjithë bota. Uroj që në zgjedhjet e ardhshme të jetë një njeri i aftë, i cili mund ta marrë përsipër këtë risk, që të votohet elektronikisht në të gjithë Shqipërinë. Njerëzit janë trembur dhe nuk po votojnë. Pajisjet kanë ardhur, por janë të prishura, nuk punojnë. Por, ejani. Ejani votoni, sepse është si gjithmonë!",shprehet Xhunga./M.T/dritare.net