Për'puthen/ Melisa: Të dielën do të jap një njoftim të rëndësishëm!
E Premte 5 Shkurt 2021, 22:10
Dritare.net

Puntata e sotme në “Për'puthen”, ka patur një takim interesant, ai i Erit dhe Ledianës. Teksa konkurrentët kanë komentuar takimin, kur ajo që ra në sy ishte momenti kur Eri e ngriti në krahë Ledianën , duke ngjallur edhe debate në studio. Ndërsa ajo që ka shkaktuar dyshime, ka qenë fakti se në fund, kur Melisa u pyet se cilin nga konkurrentët do të zgjidhte për takimin e radhës, ajo nuk e dha një emër, duke komentuar se do të ketë njoftim në “Për'puthen Prime”, të dielën. “Nuk e bëj dot një zgjedhje sot, sepse në Prime do të jap një njoftim të rëndësishëm”, ka thënë ajo./M.M-dritare.net