
Për Jennifer Lopez mosha është thjesht një numër dhe këto foto me bikini e vërtetojnë
E Premte 8 Janar 2021, 11:11
Dritare.net
Në ishullin Turks & Caicos, në jug të Bahamas të gjithë i kishin sytë nga ylli i muzikës pop, Jennifer Lopez.
51-vjeçarja u bë edhe njëherë tjetër lajmi kryesor në showbiz, ndërsa kalonte pushimet në plazhin përrallor e veshur me një kostum banje të zi shumë seksi. Kostumi body me prerje braziliane i nxirrte në pah hiret e saj të famshme.
Mesa duket, koha që Jennifer Lopez kalon në palestër nuk qenka kohë e çuar dëm pasi ajo ka një ndër trupat më të tonifikuar dhe mund të shpallet pa frikë 51-vjeçarja më seksi në botë./S.F/dritare.net

















