
Nebiaj: Nuk dua të jem Ori e atij, apo këtij. Unë jam moderatore dhe njihem për punën!
Dritare.net
Moderatorja Ori Nebiaj nuk dëshiron të tregojë shumë për jetën private. Ajo shprehet në një intervistë se nuk dëshiron të njihet përmes lajmeve rozë, si Ori e atij apo këtij djali, por si vajza që punon në media.
“Jeta private është dhe duhet të jetë private. Unë dua që publiku të më njohë dhe të më dojë apo gjykojë për punën time profesionale, nuk kam dashur kurrë të bëhem e famshme apo të njihem nga lajmet rozë apo portalet si Ori e atij apo e këtij. Jam thjeshtë unë, vajza që punon në ekranin e Top-it.
Ndërkohë pak kohë më parë në media u publikuan edhe fotot tuaja me Dean Çelajn, cili është raporti juaj?
Një mik shumë i mirë që e kam njohur në sajë të punës dhe profesionalizmit të tij në disa projekte. Kemi miq të përbashkët e kjo na bën të ndajmë dhe kohë bashkë.
Si do t’i përgjigjeshit të gjitha zërave që janë shprehur se ju dhe Deani jeni në një lidhje dashurie?
Puna në media më ka bërë të jem indiferente ndaj këtyre lajmeve. Mendoj që për një vajzë beqare sado me një status publik në media, mirë është të ketë pak më pak nga këto aludimet dhe më shumë lajme që i vlejnë dhe vetë publikut./L.F-dritare.net

















