Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Kompania amerikane bën gjestin racist ndaj modeles shqiptare

Kompania amerikane bën gjestin racist ndaj modeles shqiptare

Modelja e njohur shqiptare, Lorena Haliti, jeton prej kohësh në Amerikë, ku ka ndërtuar karrierën e saj. Së fundmi, ajo po përballet me një ngjarje të patolerueshme me kompaninë "Uber".

Gjatë një shëtitje në rrugët e Amerikës, modelja i ka kërkuar shoferit të kompanisë të vendosw disa këngë shqiptare. Mirëpo shoferi serb nuk e ka pritur mirë kërkesën e modeles dhe ka nisur një ankesë për kompaninë. Në ankesë ai i krahason shqiptarët me nazistët dhe pjesëtarë të Klanit KKK. Gjithashtu shoferi ka shkruar se modelja i ka kërkuar të lëshonte muzikë të një populli që "ata i kishte shkelur dhe masakruar".

Kompania amerikane bën gjestin racist ndaj modeles shqiptare

Pas ankesës së shoferit, kompania "Uber" ka bllokuar llogaritë e modeles. Kjo kompani ofron transport dhe bën dërgesa ushqimore. Lorena i ka shkruar kompanisë, duke u shprehur se po mbështesin racizmin etnik dhe po e bllokojnë pa asnjë hetim. Mirëpo modelja nuk ka marrë akoma përgjigje.

"E bëra shoferin tim serb të dëgjojë muzikë shqiptare.", ka shkruar modelja në një status në profilin e saj në Twitter./R.P/dritare.net

Kompania amerikane bën gjestin racist ndaj modeles shqiptare