Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja temperaturat e motit për sot!

Ditën e premte vendi do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët deri në mesditë dhe shtim vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura kalimtare në pjesën më të madhe të territorit, prezente deri pasdite. Pas orëve të pasdites mot i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. Nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta në pjesën më të madhe të territorit (përjashtuar vijën bregdetare e lokalisht Ultësirën Perëndimore).

Për sot, e premte 26 qershor 2026, në Shqipëri parashikohen temperatura tipike të nxehta vere:

Temperaturat minimale: rreth 13–16°C (më të ulëta në zonat malore).
Temperaturat maksimale: rreth 33°C, me vlera më të larta në zonat e ulëta dhe në perëndim të vendit.

Përgjatë relieveve malore në lindje dhe jug në periudha afatshkurtra shtrëngata shoqëruar me shkarkesa elektrike. Ndërprerje e reshjeve të shiut në të gjithë territorin pas orëve të pasdites.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me shpejtësi deri në 14 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-3 ballë./L.F-dritare.net