
Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani janë ndarë. Ja arsyeja!
E Premte 4 Nëntor 2022, 21:09
Dritare.net
Prej kohësh po përflitet se moderatorja Fatma Methasani dhe kuzhinieri Alfio Rrotani i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare.
Këto dyshime lindën si shkak i distancimit të çiftit në publik dhe fshirjes së fotove së bashku, detaj i cili nuk u kalua pa u vënë re nga fansat.
Thuhet se Fatma dhe Alfio i kanë dhënë fund lidhjes prej disa muajsh si pasojë e tradhtisë së kuzhinierit ndaj moderatores.
Pak ditë më parë, Fatma festoi ditëlindjen e saj të 28. Ajo zgjodhi që këtë ditëlindje ta kalojë jashtë vendit, në Zvicër, dhe sigurisht në sy ra mungesa e Alfios. Në Janar të 2020, çifiti u bënë prindër të një djali të cilin e quajtën Noah./M.K/dritare.net

















