Ermal Mamaqi gjen sozinë e tij dhe është mamaja e reperit të njohur
Dritare.net

Aktori dhe humoristi i njohur Ermal Mamaqi prej kohësh është shkëputur nga televizioni. Ai ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij, duke vazhduar karrierën e tij të re, tashmë si një trajnues. Prej kohësh ai poston në rrjete sociale thënie frymëzuese, por pavarësisht të gjithave humori nuk shkëputet asnjëherë nga ai.
Ditën e sotme Ermali ka postuar në profilin e tij në Instagram një foto të mamasë së reperit Ledri Vula, Xheraldinën, dhe ka theksuar ngjashmërinë që ka me të.

“Jam xheloz që Xheraldina ka bërë Ledri Vulën aq të bukur, kur në fakt unë i ngjaj më shumë asaj se mamit tim”, ka shkruar aktori krahas fotos.

Menjëherë kanë shpërthyer komentet nga ndjekësit, të cilët janë shprehur se në fillim janë ndjerë me të vërtetë konfuzë nëse kjo foto ishte reale.

Nuk ka mundur as komenti i Xheraldinës, “Vdiqa. Ti s'je tamam”, ka shkruar ajo.
Ndërsa Ermali ka vazhduar me humorin e tij. “Pse më le rrugëve? Pse mbajte më të bukurin nga ne?”.

Në fakt ngjashmëria midis Ermalit dhe Xheraldinës është e madhe, por çuditërisht askush nuk e kishte vënë re këtë./R.P/dritare.net