
Debat dhe ofendime/ Arjola dhe Antonela shpërthejnë ndaj njëra-tjetrës!
Dritare.net
Pas spektaklit të së premtes, një debat i fortë ka ndodhur mes dy konkurrenteve të Big Brother Vip. Antonela dhe Arjola kanë akuzuar njëra-tjetrën për tonin e zërit, ndërkohë që e gjithë situata për pak sa nuk ka përfunduar në përplasje fizike.
Pjesë nga debati mes vajzave:
Arjola: Hajde, hajde foli Sabianit, hajde, hajde.
Antonela: Pse po më afrohesh kështu?
Arjola: Se mos mendon se jam duke trembur.
Antonela: Na shurdhove, nuk po mundem që të duroj dot më të bërtiturat e tua nëpër shtëpi.
Arjola: Po ti si je duke folur? Unë kam qenë duke u falur dhe ti na prishe faljen mua me Sabianin me të bërtiturat e tua
Antonela: Ti do të më nxjerrësh negative, s’kanë faj banorët që ankohen për ty.
Arjola: Qeke budallicë krejt, qeke budalle.
Antonela: Më marrsh të ligat.
Arjola: Qenka me të meta mendore.
Antonela: Qenke budallicë thotë, ska lindë akoma ai që mundet me më bërtitë mua, mbaji për vete ofendimet. As nëna ime nuk mundet me më ofendu mua.E gjithë situata ka sjellë një tension dhe pakënaqësi te banorët e tjerë./M.M-dritare.net

















