Shqipëria, për herë të parë në podiumin e Organizatës Botërore të Turizmit, në Shën Petersburg

Shqipëria ngjitet për herë të parë në podiumin drejtues të Organizatës Botërore të Turizmit. Këtë lajm e ka konfirmuar ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi që është njëkohësisht edhe zëvendëspresidenti i Asamblesë së Përgjithshme për Evropën.

Në sesionin e 23-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës Botërore të Turizmit, në Shën Petersburg, ku morën pjesë 148 shtete, Shqipëria ka prezantuar ofertën e saj turistike.

Kjo është hera e parë që Shqipëria mban një pozicion të tillë që prej anëtarësimit të saj në OBT, në vitin 1993. Ministri Klosi drejton disa nga panelet e punimeve të organit më të lartë drejtues të Organizatës ku po diskutohen çështjet më të rëndësishme të industrisë turistike, si heqja e regjimit të vizave si shtysë për rritjen e turizmit, zhvillimi i tregjeve turistike, turizmi i natyrës, turizmi dhe edukimi profesional, si binome të pandara, si edhe tendencat e reja në zhvillimin e kësaj industrie./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Tërmeti në Tiranë/ Mjeket nuk e lënë katin e 4, për beben në reanimacion

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.