Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shqipëria mbulohet nga akulli dhe bora, ja si është situata e rrugëve!

Shqipëria mbulohet nga akulli dhe bora, ja si është situata e
Bora dhe temperaturat e ulëta kanë sjellë probleme për qarkullimin e mjeteve. Ministria e Transporteve bën të ditur situatën e rrugëve në akset kombëtare.

Në Rajonin Verior Shkodër: Kalueshmëria e akseve në këtë Rajon po shkon drejt përmirësimit. Kontraktorët janë dukë bërë pastrimin dhe hedhjen e kripës, në zonat ku ka ngrica.

Në Rajonin Qëndror Tiranë: Sot në shumicën e akseve të Qarkut Tiranë, qarkullimi kryhet me zinxhirë. Të bëhet kujdes në qarkullim sepse ka formim të akullit në rrugë. Kontraktorët janë duke punuar për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës në shumë zona si: Mbikalimi i Kasharit, Superstrada Tiranë – Durrës, etj.

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Në Qarkun e Korçës ka patur temperatura të ulëta deri minus 10 gradë. Përveç aksit të Dardhës, Voskopojës dhe Ersekë – Gërmenj, të gjitha akset e tjera qarkullohen pa zinxhirë.

Në Qarkun e Vlorës Autostrada Vlorë – Levan dhe rruga e vjetër qarkullohen me zinxhirë.

Po kështu qarkullohen me zinxhirë disa akse në Fier, Berat etj.

Në të gjitha akset po punohet për hedhjen e kripës dhe pastrimin e akseve, nuk ka asnje bllokim te akseve kombetare.

Më poshtë gjeni informacion të plotë për situatën e akseve sipas qarqeve.

Tiranë/ Segmenti Tiranë – Qafë Priskë, qarkullimi është pa zinxhirë. Segmenti Qafë Priskë – Qafë Mollë, i kalueshëm pa zinxhirë. Me zinxhirë qarkullohet vetëm në segmentin e fundit të këtij aksi Qafë Mollë – Bizë. Me zinxhirë qarkullohet edhe në segmentin Vilat Qeveritare – Antena Dajt. Tek Mbikalimi i Kasharit – Rinas, është hedhur që mbrëmë kripa. Por qarkullimi duhet me zinxhirë, për shkak të ngricave. Aksi Tiranë – Elbasan, qarkullimi me zinxhirë. Është hedhur kripë. Superstrada Tiranë – Durrës, qarkullohet me zinxhirë. Aksi Tiranë – Durrës,  aksi i vjetër, qarkullohet me zinxhirë. Aksi Tiranë – Qafë Krrabë, kalohet me zinxhirë.

Durrës/ Në Qafë Shtamë dhe në Sarisalltik qarkullimi bëhet me zinxhirë. Po punohet me hedhje kripe, për shkak të ngricave.

Elbasan/ Në aksin Elbasan – Qafë Thanë, është bërë pastrimi i aksit dhe është hedhur kripë, 5 tonë kripë, për shkak të ngricave. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Aksi Elbasan – Gjinar po pastrohet dhe kriposet në  vendet ku ka ngrica. Kalimi pa zinxhirë. Në aksin Librazhd – Steblevë,  segmenti  Lunik –  Steblevë  qarkullimi kryhet  pjesërisht me zinxhirë për shkak të ngricave.  Janë hedhur 2 tonë kripë. Dalja e Tunelit – Elbasan nuk ka probleme për qarkullimin. Është pastruar dhe spërkatur me kripë.

Berat/ Aksi Berat – Gllave – Antena, rekomandohen zinxhiret. Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset e këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin.

Vlorë/ Në aksin Vlore– Palasë qarkullohet pa zinxhirë. Palasë – Sarandë qarkullohet me zinxhirë. Vazhdon puna për  pastrimin  dhe  kriposjen  e aksit. Qarkullimi është pa zinxhirë. Aksi Qafa e Dushkut – Kuç,  qarkullohet me zinxhirë. Mjetet janë  duke bërë pastrimin e aksit dhe hedhjen e kripës dhe skorjeve. Aksi Vlorë – Levan, Autostrada dhe aksi i vjetër, qarkullohen me zinxhirë. Aksi Peshkëpi – Poçem qarkullohet me zinxhirë. Aksi Vlorë – Selenicë qarkullohet me zinxhirë. Aksi Qafë Dushku – Sevaster i kalueshëm me zinxhirë.

Gjirokastër/ Në aksin Jorgucat – Muzinë – Sarandë  qarkullimi është pa zinxhirë. Akset Gjirokastër – Kakavijë dhe Tepelenë – Gjirokastër qarkullohen pa zinxhirë, me kujdes ne segmente të caktuara. Rrugët janë të hapura në të dyja korsitë.  Po vazhdon puna në këto akse për pastrimin dhe hedhjen e kripës. Në aksin Valare – Erind – Çajup, segmenti Valare – Çajup kalohet me zinxhirë. Segmenti Erind – Çajup me zinxhirë. Në punë janë dy mjete që po punojnë. Aksi Ura e Leklit – Këlcyrë – Përmet – Çarshovë – 3 Urat, qarkullohet me zinxhirë.  Segmenti  Ura e Leklit – Këlcyrë  qarkullohet normalisht. Pjesa tjetër e aksit qarkullohet me zinxhirë.

Korçë/ Gjatë natës ka rënë rreth 10 cm borë, e cila ka vazhduar të bjerë edhe gjatë  paradites. Në këtë qark, qarkullohen me zinxhirë vetëm akset:  Ersekë – Gërmenj,  Korçë – Voskopojë, K/Boboshticë – Dardhë. Akset e tjera qarkullohen pa zinxhirë. Kontraktorët janë duke bërë pastrimin e akseve dhe hedhjen e kripës. Të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri me mjetet borëpastruese dhe fuqi punëtore.

Fier/ Fier – Ballsh – Fratar, ka segmente ku qarkullimi behet me zinxhire. Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset e këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin.

Lezhë/ Në aksin Milot – Tuneli i Thirrës, janë marrë masat për pastrimin dhe hedhjen e kripës. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë, me kujdes, në segmentin Reps – Tuneli Thirrë, në të gjitha korsitë. Vazhdon puna pa ndërprerje me 6 borëpastruese dhe fuqi punëtore. Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset tjera të këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin.

Kukës/ Në Tropojë është duke rënë borë. Trashësia e borës në aksin Bajram Curri – Valbonë, arrin deri në 100 cm.  Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur dhe i pastruar. Ka prani të erërave të forta. Qarkullimi kryhet pa zinxhire.

Trashësia e borës në aksin Ura e Bujanit – Qafë Morinë, Sopot – Kërn – Tropojë, arrin deri në 50 cm.  Mjetet borëpastruese janë në punë duke pastruar aksin. Aksi është i hapur. Është hedhur kripë. Ka prani të erërave të forta. Qarkullimi kryhet pa  zinxhirë.

Trashësia e borës në aksin Bajram Curri – Kam, arrin deri në 50 cm.  Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Kemi prani të erës së fortë.  Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.

Në aksin Tuneli Kalimashit – Dogana Morinë, trashësia e borës arrin deri në  70 cm.  Aksi është i hapur. Aksi qarkullohet pa zinxhirë.  Firma kontraktore ka bërë pastrimin dhe spërkatjen e aksit  me kripë. Puna vazhdon pa ndërprerje për pastrim dhe kriposje me 8 borëpastruese dhe 35 punëtorë.

Trashësia e borës në aksin Kukës – Bushtricë, K/Domaj – Reç, arrin deri në 70 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet  të kryhet me zinxhirë.

Aksi Kukës – Ura e Zapodit dhe  ka rreth 40 – 50  cm borë. Është bërë pastrimi i aksit dhe kriposja. Qarkullimi pjesërisht me zinxhirë.

Edhe aksi Krumë – Qafë Prush, Plepa – Kam  ka rreth 60-70 cm borë (në Qafë Prush). Qarkullimi kryhet me zinxhirë. Vazhdon puna për pastrimin e aksit dhe hedhjen e kripës për shkak të ngricave.

Trashësia e borës në aksin Shote Galica – Qendër Kukës – Krumë, arrin deri në 50 cm (Në Qafën e  Toblit).  Mjetet borepastruese janë në gadishmëri. Nëpër kthesa të ekspozuara era e fortë ka mbledhur rreth  2 m borë.  Është hedhur kripë për të eleminuar ngricat.  Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.

Të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri me mjete dhe fuqi punëtore.

Dibër/ Në aksin Kuben – Vasie, ka 50 cm borë, qarkullimi kryhet me zinxhirë. Në aksin Peshkopi – Qafë Drajë, ka 50 cm borë. Mjetet borepastruese janë në punë. Aksi është i hapur, qarkullimi bëhet me zinxhirë. Në aksin Skuraj – Qafë Bualli qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Në aksin Qafë Bualli – Peshkopi – Maqellarë – Bllatë ka rreth 30 cm borë. Qarkullimi kryhet me zinxhirë. Trashësia e borës në Ura – Komsi – Ulëz – Ura e Matit arrin deri në 20 cm.  Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është I hapur. Qarkullimi kryhet pa  zinxhirë. Në aksin Ura e Qytezës – Zerqan, Ura e Cerenecit – Steblevë, ka rreth 50 cm  borë, qarkullimi bëhet me zinxhirë. Në aksin Skuraj – Qafë Bualli qarkullohet pa zinxhirë. Në aksin Qafë Bualli – Krastë, ka 35-40 cm borë, qarkullimi bëhet me zinxhirë. Është hedhur kripë për shkak të ngricave.

Shkodër/ Trashësia e borës në aksin K/Hadroj – Qafë Benë – Rrëshen arrin deri në 30cm.  Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Aktualisht është duke rënë borë.  Qarkullimi rekomandohet  me zinxhirë

Nuk ka probleme ne qarkullim në aksin Hani i Hotit – Tamarë. Është hedhur kripë nga firma kontraktore.  Mjetet janë në gadishmëri dhe po punojnë pa ndërprerje. Qarkullimi kryhet pa  zinxhirë. Ka prani të erërave të forta.

Aksi Qafë Laç – Koman është i hapur dhe qarkullohet pjesërisht me zinxhirë për shkak të ngricave, sidomos në Karmë. Po hidhet kripë nga kontraktori.

Trashesia e borës në aksin Fushë Arrëz – Nyja Fushë Dukagjin, arrin deri në 120 cm ( në Qafë Mali).  Mjetet borëpastruese janë duke bërë pastrimin e aksit. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Trashësia e borës në aksin Qafë Mali – Fierzë, arrin deri në 50 cm.  Mjetet borëpastruese janë duke bërë pastrimin e aksit. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet  me zinxhirë. Ka prani erërash të forta dhe aktualisht po bie borë.

Në aksin Koplik –  Dedaj – Bogë,  Rruga po pastrohet nga kontraktori, sepse aktualisht është duke rënë borë.  Kalimi në Koplik – Dedaj kryhet pa zinxhirë. Në segmentet Dedaj – Razëm dhe Dedaj – Bogë me zinxhirë pjesërisht. Kurse në segmentin Dedaj – Bogë me zinxhirë për shkak të ngricave dhe erës së fortë.

Trashësia e borës në aksin Laç – Vau i Dejës – Fushë Arrëz, arrin deri në 30 – 50 cm.  Mjetet borëpastruese janë në punë. Segmentet  Q.Qele-Gomsiqe 20 cm borë, segmenti Gomsiqe-Pukë 40 cm borë, segmenti Pukë –Fushë  Arrëz  50 cm borë. Mjetet borëpastruese janë në punë.  Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet  me zinxhirë  në segmentin Q.Qelë – Puk ë- F,Arrëz, për shkak të temperaturave të ulëta dhe ngricave në rrugë