Inxhinieri Kristo Goga për përmbytjen e Velierës: Është turp i madh, u ndërtua bukur, por u harrua uji!
Dritare.net

Inxhinieri Kristo Goga e cilëson përmbytjen e zonës së Velierës në Durrës si një dështim të rëndë teknik dhe institucional, duke theksuar se problemi nuk lidhet me reshjet, por me mungesën e zgjidhjes për menaxhimin e ujërave.
“Pse u mbyt Veliera? Është turp i madh të mbytet,” thotë Goga në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV, duke shtuar se projekti është fokusuar te pamja dhe jo te funksioni. “U ndërtua bukur, por problemi i ujit nuk u zgjidh. Ai ujë nuk ka ku të ikë,” thekson ai.
Sipas inxhinierit, çdo projekt urban duhet të ketë zgjidhje të qartë për largimin e ujërave, veçanërisht në zona të ulëta si Veliera. “Duhet të kishin zgjidhur ujin që në fillim,” shprehet ai. “Të paktën të kishin vendosur një pompë automatike që ta marrë dhe ta nxjerrë ujin.”/dritare.net




