Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vilat e Berishës dhe Metës, afër digës. Nëse çahet, përfundojnë në det

Vilat e Berishës dhe Metës, afër digës. Nëse

I ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare, inxhinieri hidroteknik Kristo Goga foli për rrezikun e vilave të ndërtuara pranë digave, duke përmendur veçanërisht ato të ish-udhëheqësve, Metës dhe Berishës në Gjirin e Lalzit. Ai paralajmëroi se këto ndërtesa ndodhen në zona të rrezikshme dhe nëse ndodh që këto diga shemben ato vila përfundojnë në det.

“Te Gjiri i Lalzit është një zonë, e njohur si vendi i rezervuarit më të sipërm që kam projektuar unë. Ndërtimi i tij u përfundua në vitin ’78 dhe është realizuar sipas parimeve të vitit ’53 për tërmetet. Kur ra tërmeti i madh, dikush tha: “Ajo diga jote aty mund të dëmtohet?” I thashë: Jo pa merak. Është fati i dy vilave të Metës dhe Berishës që e bëmë siç duhet atë digë. Që nëse do të ishte çarë, ato vila do të ishin shkatërruar, e do përfundonin në det.” – thotë inxhinieri Kristo Goga./dritare.net