Na ndiqni edhe në

Showbiz

Urime, dedikime, kujtime/ Ja si e uruan vipat Ditën e Nënës!

Urime, dedikime, kujtime/ Ja si e uruan vipat Ditën e Nënës!

“Mother’s Day”, Dita e Nënave festohet në pjesën më të madhe të botës të dielën e dytë të Majit. Është e vërtetë pastaj, edhe se vende të ndryshme kanë të përcaktuar ditë të ndryshme për të nderuar nënat dhe mëmësinë. Sot më 9 maj, të gjithë kanë zgjedhur të falënderojnë nënat me foto, dedikime dhe kujtime që të çon vetëm drejt një të vërtete të madhe "Nëna është gjithçka".

"Ishte nëna ime që na edukoi në një moshë shumë të re se ne mund të bënim gjithçka. Kjo ishte diçka që vërtet ka mbetur me mua. Të jesh nënë është gëzimi im më i madh, dhe sot mendoj për mamanë time dhe për të gjitha nënat kudo. Kjo është dita juaj, dhe shpresoj të jeni të rrethuara me dashuri, mirënjohje dhe vlerësim… shijojeni", ka shkruar Jennifer Lopez krahas një fotoje me të ëmën dhe të bijën.

Urime, dedikime, kujtime/ Ja si e uruan vipat Ditën e Nënës!

Ajo erdhi të më vizitonte. Gëzuar Ditën e Nënës, faleminderit qe je shoqja ime më e mirë", ka shkruar Bebe Rexha krahas videos me nënën e saj.

Urime, dedikime, kujtime/ Ja si e uruan vipat Ditën e Nënës!

Edhe Dua Lipa ka uruar të gjitha nënat në ditën e tyre."Dua të përgëzoj punën e mrekullueshme që nënat bëjnë", ka thënë ajo në një "Instastory".

Urime, dedikime, kujtime/ Ja si e uruan vipat Ditën e Nënës!

Moderatorja Fiori Dardha ka përkujtuar nënën e ndjerë, teksa thotë se do të dëshironte të kishte qoftë edhe një përqafim prej saj.

"Të kisha mundësi ta puthja e përqafoja edhe një herë kështu...
Një herë të vetme!Ah, sikur... Bëjeni ju që i keni pranë nënat!
Puthini! Përqafojini! Kënaquni me aromën e tyre! Kaloni kohë me to!
Më besoni: nuk është asnjëherë mjaftueshëm!", ka shkruar ajo.

Urime, dedikime, kujtime/ Ja si e uruan vipat Ditën e Nënës!

Moderatorja dhe aktorja e njohur Jonida Vokshi ka uruar Ditën e Nënës me një foto domethënëse të nënës, të sajën dhe të bijës, duke shkruar "3 breza në një foto".

Urime, dedikime, kujtime/ Ja si e uruan vipat Ditën e Nënës!

Eduart Grishaj ka postuar gjithashtu një foto të së ëmës, duke zbuluar edhe emrin e saj "Diella".

Urime, dedikime, kujtime/ Ja si e uruan vipat Ditën e Nënës!Urime, dedikime, kujtime/ Ja si e uruan vipat Ditën e Nënës!

Gazetarja Mira Kazhani ka uruar Ditën e Nënës me hashtagun #gëzuarditënenënës.

Urime, dedikime, kujtime/ Ja si e uruan vipat Ditën e Nënës!

Nëna është e përjetshme, në mes urimesh, dedikimesh dhe kujtimesh, në çdo ditë, në çdo vit dhe në çdo hapësirë që përfaqëson. Ajo është një dhe e vetme, nëna. Çdo ditë është e saj./dritare.net