Nga Anxhi Çeliku!
Festivali i Kulinarisë në Shkodër (15-16 dhjetor). Me një kulinari aq të pasur, duke filluar nga tavolinat e ndryshme dhe shijet e shijshme që mund të provoni, ja disa nga sugjerimet e mia që kanë dhe një vendndodhje që do ju falë shumë qetësi.
Si fillim mirëseardhja na u dha me disa detaje shumë të bukura nga Marubi dhe më pas udhetimi jonë vazhdoi me shetitjen me varkë në Shirokë (Liburna e gjyshit)
"Shpija e gjyshit" anës Bunës me një pamje të mrekullueshme, ushqimi tradicional, shërbimi shumë i mirë, provuam mishin e kecit, patatet në tavë dheu dhe ëmbëlsirën tradicionale tespixhen.
"Labiatan Zogaj" ta filloj nga shërbimi ku mund të them që stafi kishte djem shumë të sjellshëm, të qeshur dhe çdo ushqim na u shpjegua me kujdes. Provuam tavën e krapit e cila te shkrihej në gojë, provuam antipastat e ndryshme me bazë peshku dhe shijuam pamjen e liqenit dhe ngrohtësinë e oxhakut.
"Duomo Resort", një vendndodhje e re në Shirokë për të cilën do ju flas dhe në vazhdim, po ndalem tek embëlsira që ishte aq e shijshme sa duhet ta provoni vetë, ku elementët lokalë si boronica ishin gërshëtuar me teknikat e reja.
Më pas e mbyllëm mbrëmjen me trenin që përshkruante pedonalen e Shkodrës duke shijuar qytetin i cili ishte veshur me drita, zbukurime dhe buzëqeshjet e fëmijëve dhe të rriturve.
Ajo qe me tërhoqi vëmendjen ishte muzika e cila ishte vetëm një burim, vinte vetëm nga bashkia, kështu që nuk degjoje 20 tinguj të ndryshëm dhe shtëpizat kishin produkte tradicionale, të cilat vinin në pah vlerat e produktit lokal dhe njerëzit ishin të buzëqeshur. Gzoni n'Shkodër!/dritare.net