Na ndiqni edhe në

Marrëdhënie

Babai dhe funksioni i tij!

Babai dhe funksioni i tij!

Nga Lira Gjika

Nëse funksioni i nënës është ti zhvillojë fëmijës dëshirën për jetën, funksioni i babait është ti zhvillojë fëmijë “dëshirën për ligj”. Është e vërtet që ky funksion nuk është aspak i lehtë, se vet babai nuk e di.

Ky konstatim nuk është për të fyer figurën e babait por për të kuptuar e pranuar vështirësitë që baballarët hasin në veten e tyre dhe për pasojë në raport me fëmijët e tyre. Në traditën tonë, babai qëndron larg fëmijëve sepse sjell vetëm të mira materiale dhe me fëmijët merret vetëm nëna. Edhe pse figura e nënës është shumë e rëndësishme, me dëshirën për jetën, me sigurinë nuk është e mjaftueshme. Na gënjen mendja se një nënë mund të bëhet edhe baba. Figura e babait ashtu si figura e nënës janë të pazëvendësueshme për fëmijën. Çdo njeri në këtë botë vjen nëpërmjet dy njerëzve dhe i duhen të dy derisa ai të bëhet vet i rritur. Tradita jonë çalon shumë në këtë drejtim duke e lenë babanë jashtë rritjes së fëmijës dhe për pasojë nuk ndërtohet marrëdhënia baba – fëmijë. Do thoni se shpesh ndodh që nëna luan rolin e babait dhe babai rolin e nënës!

Po, por janë të dy bashkë.

Pra dyshja funksionon. Ndërsa kur babai nuk përfshihet në edukimin e fëmijës prishet ekuilibri i dyshes e cila e krijon jetën. Nëna është e vërtet që ofron dashurinë e saj pa kushte që duket si formë ideale, po të gjithë kemi nevojë për disa kufij që të përftojmë sigurinë. Dhe pikërisht këta kufij që të ndihmojnë të njohësh veten dhe ta shijosh atë ti ndërton dhe mëson babai.

Nga kohë shumë të vjetra vjen një thënie e madhe: Të shkruarit e ligjit jo në gur po në “mish të zemrës” ose thënë ndryshe dëshira për ligj dhe ky është funksioni i babait.

Pra babai të mëson që gjerat nuk bëhen nga inati apo se humbasim kontrollin por pikërisht se kemi mësuar të dëshirojmë ligjin pra ti zgjedhim veprimet që do të bëjmë./dritare.net