Shkoni e vizitoni kompleksin e Jasharajve në Prekaz!

Nga Mrika Dujaka

Një nga vendet më të vizituara në Kosovë në këto dy dekadat e fundit padyshim se është kompleksi tashmë i njohur i Jasharajve në Prekaz të Skenderajt! Aty në atë kullë legjendare më 5 mars 1998 ranë heroikisht një familje e tërë me dhjetëra anëtarë që nga më të moshuarit e deri te gratë dhe fëmijët e moshës jomadhore të Jasharajve me në kryetrimin e njohur Adem JASHARI.

Është e lehtë të shkosh të kompleksi memorial “Adem Jashari” në fshatin Prekaz , të Skenderajt, pasi në kthesën e parë në krah të djathtë është i vendosur një bilboard  me mbishkrimin “BAC, U KRY!”. E gjithë rruga është e shtruar ma asfalt, e ku në të Kompleks të dëshmorëve prehen 61 trupat e Jasharajve, në krye me Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari, të cilët ranë heroikisht me 5, 6, dhe 7 Mars 1998, në betejë me forcat paramilitare serbe.

Pranë varrit të tre martirëve të parë të kësaj familjeje pandërprerë qëndron Garda e FSK-së, e cila e nderon komandantin legjendar dhe mbarë Jasharajt. Memoriali i Adem Jasharit është rregulluar në mënyrë fantastike me mermer dhe emrat e dëshmorëve lëshojnë shkëndija nën rrezet e ftohta të diellit.

Familja Jashari pati 12 pasardhës

Lulëzimi i Ademit, Bekimi i Hamzës dhe Murati i Rifatit nga këto martesa  kanë lindur 12 fëmijë, 7 djem e 5 vajza, të gjithë me emra të ripërtërirë. Pas luftës, me ndryshimin e rrugëtimit të Kosovës, është i domosdoshëm një edukim ndryshe i fëmijëve, nga që të në kaluarën Kosova ishte sunduar nga pushtuesi shekullorë. Mosha e fëmijëve të pasluftës të familjes Jashari është nga 10 deri në muaj.

LEXO DHE :  Nard Ndoka kundërshton Lulzim Bashën

Ciceroni i këtij kompleksi, i cili kujdeset për vizitorët, të cilëve e ka për detyrë t’ua shpjegojë historikun e familjes Jashari. Disa metra më larg, në shtëpinë prej nga ku rezistoi komandanti legjendar, Adem Jashari, së bashku me familjen e tij, janë të vendosur shtyllat prej hekuri, të cilat të lënë të kuptosh që akoma janë duke vazhduar punimet më restaurimin e kësaj shtëpie, e cila është thënë se do të jetë shtëpi-muze.

Të Jasharajt valon  flamuri kuqezi. Si në kompleksin, ashtu edhe të varrezat, valëvitet  flamuri kombëtar kuqezi.

Ciceroni i këtij kompleksi në Prekaz ju tregon se për 12 vjet besohet se kanë ardhur dhe e kanë vizituar miliona qytetarë shqiptarë nga të gjitha trojet etnike, duke përfshirë edhe diasporën dhe Kanadanë e largët, si dhe vizitor nga rajoni.

Madje sipas ciceronit dita – ditës po rritet edhe me shumë numri i vizitorëve.

Prandaj, nëse e vizitoni këtë kompleks historik shpresojmë se duke kujtuar dhe nderuar heroizmin e kësaj familjeje legjendare shqiptare, ju me vete do të merrni një cope mburrjeje kombëtare për t’ ua përcjellë familjeve tua, shokë e miqve që të mësojnë më shumë për Prekazin, Drenicën dhe luftën heroike që bën shqiptarët jo vetëm të kësaj ane por nga të gjitha trevat shqiptare, gjithsesi më së shumti nga Shqipëria e matanë Drinit, siç do të thoshte poeti ynë i shquar Dritëro Agolli madh…/Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.