Shkon të festojë ditëlindjen e shokut në Tiranë, zhduket 21 vjeçari

Një 21-vjeçar nga Durrësi rezulton të jetë i zhdukur prej 3 ditësh. Denoncimi në polici është bërë nga e ëma e të riut sipas së cilës, ai i kishte thënë se do të festonte ditëlindjen e shokut në Tiranë.

Bëhet fjalë për të riun me iniciale K. T, 21 vjeç, për të cilin e ëma ka bërë kallëzim në polici duke kërkuar ndihmë për gjetjen e djalit. Mëngjesin e të martës ai i kishte thënë të ëmës se do të festonte në Tiranë ditëlindjen e një shoku.

LEXO DHE :  Çfarë pashë 5 ditë në Beograd!

Dhe po atë pasdite e ka telefonuar për ti thënë se nuk do të kthehej, por do të rinte tek shokët e tij, por nuk u kthye më. Ai punonte në një lokal në periferi të Durrësit, bashkë me të ëmën, por që prej asaj dite e ka pasur telefonin të fikur. Policia ka shpërndarë të dhënat e djalit në komisariatet e të gjithë qyteteve dhe po punon për gjetjen e tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.