Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shkon në 16 numri i të prekurve me koronavirus, në Itali

Shkon në 16 numri i të prekurve me koronavirus, në Itali
Ka shkuar në 16 numri i të prekurve me koronavirus në Itali. Pas 14 vetëve, në Lombardi dy shtetas të  tjerë dolën pozitivë në testimet e para. Të dy janë izoluar në karantinë dhe presin rezultatet e dyta të testit që i janë nënshtruar.

Guvernatori Zaia tha se: "ata janë dy shtetas të Vò Euganeo, një 42-vjeçar dhe një 53-vjeç, një në gjendje kritike nën kujdesin intensiv".

"Ne jemi të shqetësuar, unë fola me kryetarin e komunës së Vò Euganeo për të marrë të gjitha masat: mbylljen e shkollave, dyqaneve. Paniku nuk duhet të përhapet, por izolimi është gjëja e parë për t'u bërë.”,- tha Zaia në Padova, informon dritare.net

Të dy pacientët u transferuan nga spitali Schiavonia dhe u shtruan në spital në Padova dhe presidenti i Venetos saktësoi se "ata kishin kontakte lokale, nuk shkuan në Kinë, ata nuk janë rasti i dyshuar klasik i të prekurve me koronavirus".

Në Lombardi, pacienti 38-vjeçar, një grua shtatzënë, djali i një banakieri nga Castiglione d'Adda, tre klientë të barit janë infektuar me koronavirus. Për më tepër, tetë persona të tjerë ishin pozitivë, përfshirë 5 punonjës shëndetësie dhe tre pacientë nga spitali Codogno që ishin të parët e infektuar në spital./K.C/dritare.net