Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shkarkohet prokurori që firmosi arrestimin e Fullanit e Gjikës

Shkarkohet prokurori që firmosi arrestimin e Fullanit e Gjikës
Komisioni i Posaçëm i Apelimit, ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për të shkarkuar prokurorin Ramadan Troçi.

Troçi rezultoi me probleme me pasurinë, ndërsa njohet si prokurori që lëshoi fletë-arrest për ish-gurvernatorin Ardian Fillani dhe ish-kryetarit të Vlorës Shpëtim Gjika.

Njoftimi i KPA

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Ina Rama relatore, Luan Daci, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.2/2019, datë 08.01.2019, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Ramadan Troci kundër vendimit nr. 77, datë 15.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi në mënyre unanime:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 77, datë 15.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Ramadan Troci.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 21.10.2019./ I.M-Dritare.net