
SHISH kërkon pajisje moderne që përgjon Whatsapp, Viber, Snapchat, dhe Instagram
E Enjte 24 Nëntor 2016, 20:08
Dritare.net

Burime të BalkanWeb brenda mbledhjes thonë se ka qenë zëvendësi i Visho Ajazi Likës, ai që kërkoi më shumë fonde për një pajisje moderne përgjuese.
Të njëjtat burime, thonë se nuk dihet nëse ky fond do përdoret për një pajisje të re më të sofistikuar apo për të përmirësuar dhe mirëmbajtur pajisjet ekzistuese.
Megjithatë ka zëra se paratë janë kërkuar që të mundësohet jo vetëm përgjimi i telefonave por edhe risitë në smarphone, siç janë aplikacionet e shumëpërdorura, Whatsapp, Viber, Snapchat, Instagram etj.
Në përfundim të mbledhjes Komisioni i Sigurisë miratoi buxhetin shtesë, 352 milionë lekë për Shërbimin Informativ Shtetëror.

















