Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shifrat e frikshme/ Ҫdo muaj vdes një person nga dhuna në familje

Shifrat e frikshme/ Ҫdo muaj vdes një person nga dhuna në familje
Dhuna në familjet shqiptare vazhdon të jetë prezente në vendin tonë dhe tanimë duket se ka marrë shifra alarmante, kjo pasi ҫdo ditë në vendin tonë të paktën 12 gra, vajza, dhe nëna denoncojnë në polici dhunën në familje.

Vetëm këtë vit rezultojnë 2959 denoncime të dhunës në familje në format e rrahjes, kërcënimeve, dhunës psikologjike dhe seksuale, raporton TVSH.

Nga kjo dhunë rezulton se mesatarisht 2 persona në ditë të arrestohen .

Por kjo dhunë nuk mbetet vetëm në kufijtë e kërcënimeve, dhunës seksuale dhe psikologjike, pasi shifrat e vdekjeve rezultojnë alarmante, kjo pasi ҫdo muaj vdes një person në vendin tonë nga dhuna në familje./ I.M-dritare.net