Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: 6 milionë dollarë për një padrejtësi? Kush buf e beson këtë!

Rama: 6 milionë dollarë për një padrejtësi? Kush buf e

Kryeministri Edi Rama foli sot për kontratën 6 mln dollarëshe të PD me kompaninë lobuese në SHBA për heqjen e non gratës së Sali Berishës. Rama tha se nëse non grata ishte një padrejtësi, sikurse Berisha ka thënë, pse duhet të shpenzohej 6 milionë dollarë.

“Kanë grumbulluar 6 mln dollarë për të pastruar damkën e bufit të kënetës, të SHBA për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë. Pse duheshin 6 mln dollarë nëse kjo damkë ishte e një komploti të Soros me mua dhe duke shfrytëzuar vulën e SHBA? Pse duhej kjo kontratë dhe këto 6 mln dollarë për të vënë në vend një padrejtësi kaq të madhe që u tha se do hiqej sapo të vinte në pushtet presidenti Trump?

Pse duhej kjo kontratë, e cila është ku e ku më e lebetitshme se ajo e Lulit të shkretë që u bë copash për të justifikuar 500 mijë dollarë fantazëm. Po 500 mijë kurse këta janë 6 mln dollarë, ku pjesë e zjarrit patriotik është edhe sjellja e Latifit në Tiranë për t’i vënë kapelën e bufit në kokë. Një kapele në kokë që të duket si Trump por versioni më qesharak i mundshëm. Latifi ka marrë pjesën e tij në ato 6 mln dollarë, që kanë dalë nga barku i kënetës dhe që synojnë të realizojnë atë që na u tha se ishte tanimë një gjë e realizuar”, u shpreh Rama./L.F-dritare.net