
Shënohen dy rastet e para me virus kinez, në Francë
E Premte 24 Janar 2020, 22:10
Dritare.net

Pacienti në Bordeaux është 48-vjeçar, ai sapo ishte kthyer nga Kina, ku kishte kaluar dhe në Wuhan. Pasi u vizitua, ai u vendos në një dhomë të izoluar. Edhe personi tjetër që është shtruar në spitalin “Bichat” në Paris, sapo ishte kthyer nga Kina dhe gjithashtu është vendosur në izolim./K.C/dritare.net

















