Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shenjat më të bukura të horoskopit? Ja cilat janë

Shenjat më të bukura të horoskopit? Ja cilat janë
Të gjithë janë të bukur, por disa kanë tipare vërtet mbresëlënëse. Zbuloni renditjen e shenjave astrologjike me mahnitëse dhe karakteristikat për secilën.

Peshqit: Bukuri engjëllore

Personat e shenjës së peshqve kane vetulla si të vizatuara, flokë voluminozë dhe sy të mëdhenj. Me pak fjalë ata janë të mrekullueshëm dhe turpi është një plus për bukurinë.

Luani: Bukuri vrastare

Hundë paksa me majë dhe sy shkëlqyes dhe të thellë. Personat e shenjës së luanit në përgjithësi kanë fytyrë ovale, buzë të holla dhe ndonjëherë ju bëhen edhe vrima tek faqet. Për të mos folur për flokët e bukur dhe plot volum. Me pak fjalë ata kanë një bukuri vrastare dhe të fortë.

Peshorja: Bukuri delikate

Këta persona kanë fytyrë ovale e ballë të rrumbullakët, çka krijon një harmoni perfekte. Sytë i kanë në formë bajameje dhe vetullat të holla e të mirë përcaktuara. Peshoret janë mjaft sharmantë.

Shigjetari: Bukuri atipike

Bujaria dhe shija për aventura dallohen edhe në fytyrat e shigjetarëve. Balli i tyre është i madh dhe sytë të mëdhenj, ndërkohë që vetullat i kanë me kënd. Flokët nuk i kanë gjithmonë të rregullt, por kjo nuk ua prish bukurinë.

Binjakët: Bukuri e këndshme

Fytyra ovale dhe tiparet delikate i bëjnë binjakët shumë të këndshëm. Ashtu si hundën e hollë edhe flokët e tyre janë delikatë dhe pa volum. Janë sytë e tyre që reflektojnë personalitetin kureshtar dhe shpirtin kritik.

Virgjëresha: Bukuri e ftohtë

Buzët e holla, shikimi sharmant, pushtues dhe i kujdesshëm, forcojnë edhe më tepër karakterin e virgjëreshave. Nga ana tjetër flokët e hollë dhe të parregullt dhe sytë gjithë kohës në lëvizje i bëjnë virgjëreshat të duken të ftohtë dhe të largët.

Akrepi: Bukuri shqetësuese

Sytë e thellë dhe magnetikë përkthehen më një lloj delikatese, ndërsa vetullat me hark i bëjnë të duken disi më agresivë. Fytyra e gjerë, me forma të rrumbullakosura dhe flokët e dendur e mollëzat e dukshme, i bëjnë akrepat interesantë, por shqetësues.

Demi: Bukuri për t'u zbuluar

Sensualiteti dhe lakmia dallohen qartë tek fytyrat e demave. Flokët e ashpër e të dendur reflektojnë më shumë sensualitet e harmoni. Pavarësisht ballit dhe syve të vegjël, është hunda ajo që e bën pamjen disi më harmonike e të këndshme. Me pak fjalë këta persona je kureshtar t'i njohësh e t'i zbulosh.

Dashi: Bukuri brutale

Fytyra e tyre katrore me kënde të rrumbullakëta jep përshtypjen e një personi të fuqishëm me shumë energji. Shikimi i dashëve është shkëlqyes e ndonjëherë agresiv, shoqëruar me vetulla të harkuara shumë pranë syve. Hunda e gjatë e me vrima të hapura i bën këta persona të dukën brutalë dhe të ashpër.

Bricjapi: Bukuri e fshehur

Për shkak te kokës disi të sheshtë dhe fytyrës katrore, personat e shenjës së bricjapit nuk bien shumë në sy. Shikimi i ashpër, flokët e hollë dhe hija disi e ftohtë nuk të lejojnë t'i njohësh shumë mirë ata. Bricjapët janë gjithë kohës në mbrojtje dhe nuk lejojnë shumë persona t'i njohin ashtu si janë vërtet.

Ujori: Bukuri e pakuptueshme

Më fytyrën katrore dhe rrudhat e parakohshme, pamja e ujorëve nuk është fantastike. Vetëm se po t'i shikosh nga afër, edhe pse me sy të rënë e të mëdhenj, ata kanë shikim shkëlqyes dhe vetulla që shprehin dinamizëm e pavarësi.

Gaforrja: Bukuri e butë

Me fytyrën ovale, hundën e shkurtër dhe mollëzat rrumbullake, gaforret duken më shumë të buta sesa të bukura. Fatmirësisht flokët e bukur dhe sytë e hapur dhe të pastër i bëjnë më tërheqës.