Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shëndeti mendor/ 30 vizita në ditë në Psikiatrinë e Tiranës

Shëndeti mendor/ 30 vizita në ditë në Psikiatrinë e
Problemet e shëndetit mendor në Tiranë kanë kapur shifrat alarmante kohët e fundit.

Në të gjithë kryeqytetin ekzistojnë 3 qendra Komunitare të Shëndetit Mendor, ndërsa Qendra 3 tek Poliklinika e Përgjithshme është më e madhja dhe ofron shërbimin për 350 mijë banorë që vijnë që nga Tirana deri nga Shëngjergji, Zall Herri e Kamza.

Doktoresha Arjana Rreli prej 30 vjetësh punon si mjeke psikiatre në një intervistë për “Top Channel” ka deklaruar se shifrat e pacientëve që vizitohen në qendrën nr.3 është 30 persona në ditë.

“Rreth 15 vizita kanë qenë gjithmonë, kurse tani rreth 30”, – thotë doktoreshë Arjana.

Qytetarët orientohet tek qendra e Shëndetit mendor nëpërmjet mjekut të familjes ose një specialisti të fushës.

Kjo qendër po përballet me fluks të madh pacientësh, pasi sipas doktoreshës një mjek psikiatër duhet të kryejë  vizita në ditë.

“Mbingarkesa është pa diskutim. Nëse flasim për standarde evropiane, një mjek psikiatër duhet të bënte 6 vizita në Ditë”, – rrëfen dr. Arjana Rreli, per "Top Channel".

Doktoresha deklaron më tej se problemet më të shpeshta që hasen janë,  ankthi, çrregullime të humorit, të personalitetit të të menduarit, por ankthi ka qenë dhe mbetet në vend të pare.

Për shkak të shtimit të popullsisë, Ministria e Shëndetësisë ka planifikuar dyfishimin e qendrave komunitare për Zhvillimin e Shërbimeve të Shëndetit Mendor./ I.M-Dritare.net