Na ndiqni edhe në

Shëndet

Verdhëza tek foshnjat, pediatrja shpjegon çfarë sëmundjesh shfaqen nëse nuk trajtohet!

Verdhëza tek foshnjat, pediatrja shpjegon çfarë sëmundjesh

Mjekja pediatre Zerina Sheme ka ndarë në rrjetet sociale informacion në lidhje me verdhëzën, e cila prek pothuajse 60% të fëmijëve të porsalindur. Pediatrja shpjegon se verdhëza nuk është sëmundje, por kërkon vëmendje mjekësore pasi mund të shkaktojë probleme të tjera.

“Ikteri fiziologjik (Verdhëza). Rreth 60% e fëmijëve të porsalindur paraqesin zverdhje të lëkurës, pas ditës së dytë të lindjes. Kjo ndodh për shkak të rritjes së bilirubinës në gjak. Nuk konsiderohet sëmundje. Por kërkon vëmendje mjekësore. Rrallë mund të përkojë me shfaqjen e disa sëmundjeve siç është:

1- papajtueshmëria e grupit të gjakut të fëmijës me nënën.

2-Infeksionet e rënda të cipave të trurit, (Sepsis) etj

3-Defiçitet enzimatike, G6PD etj

4- Keqformimet e lindura të rrugëve të tëmthit

5- hematomat në kokë.

Verdhëza fiziologjike trajtohet me fototerapi.

Fëmijëve, para daljes nga materniteti, si rregull duhet t'i bëhet matja e bilirubinës. Ato të lindur para kohe janë të prirur për të zhvilluar ikter të zgjatur. Ikteri që zgjat mbi tre javë, kërkon ekzaminime të mëtejshme dhe konsultat me mjekun neonat.

Këshilla: Nëse e shihni fëmijën më të përgjumur, që nuk kap gjirin, vjell, jashtëqit feçet në ngjyrë të bardhë, urinon në ngjyrë të errët; ose verdhëza e lëkurës nuk po kalon, duhet t’ja referoni mjekut tuaj pediatër këto shqetësime. Ndërsa, për fëmijët që shtojnë në peshë, e kapin gjirin mirë, ngjyra e lëkurës mund të mbetet e verdhë edhe pas një muaji. Kjo nuk përbën problem”, shkruan mjekja./M.K-dritare.net