Rastet e infektimit dhe sëmundjeve serioze bien "ndjeshëm" me dozën e tretë të Pfizer. Kjo theksohet nga një studim i botuar në "New England Journal of Medicine", bazuar në të dhënat e ministrisë izraelite të shëndetësisë.
Thuhet se shkalla e infeksionit të paktën 12 ditë pas 'përforcuesit', është "11.3 herë" më e ulët se me vetëm dy doza ndërsa "shkalla e sëmundjes së rëndë është 19.5" herë më e ulët.
Studimi u krye nga 30 korriku deri më 31 gusht në 1.13 milionë persona mbi 60 vjeç, të cilët kishin përfunduar imunizimin 5 muaj më parë, të ndarë në dy grupe: ata që morën dozën e tretë dhe ata që morën vetëm dy doza.
Krahasuar me variantin Delta, thuhet në studim, doza e tretë Pfizer "do të sillte efikasitetin e vaksinës midis atyre që morën përforcuesin në rreth 95%, një vlerë e ngjashme me efikasitetin e vaksinës origjinale të raportuar kundër variantit Alpha".
Studiuesit arritën në përfundimin se nivelet e konfirmuara të kovidit dhe sëmundjeve të rënda ishin "shumë më të ulëta" në mesin e atyre që kishin marrë një dozë përforcuese të tretë, të vaksinës Pfizer./ANSA/M.T/dritare.net