
Vaksina Pfizer u krijua për disa orë në një ditë të vetme/ Ja cili është sekreti i saj!
Dritare.net
Administrata e Ushqimit dhe Barnave i dha autorizim emergjent të premten vaksinës së koronavirusit të Pfizer-it dhe BioNTech-ut në SHBA.
Pas muajsh testimi, u gjet që vaksina ishte 95% efektive në parandalimin e COVID-19 në një provë në shkallë të gjerë. Procesi i zhvillimit të saj ishte jashtëzakonisht i shpejtë, asnjë vaksinë tjetër në histori nuk është krijuar dhe prodhuar kaq shpejt. Më parë, vaksina më e shpejtë e zhvilluar ndonjëherë mori më shumë se katër vjet.
Por më e bukura është se bashkëthemeluesi i “BioNTech” Ugur Sahin, krijoi vaksinën në vetëm disa orë në mes të janarit, sipas “Wall Street Journal”. Një zëdhënës i “BioNTech” ka konfirmuar për “Business Insider” se Sahin, i cili themeloi kompaninë me gruan e tij, lemzlem Türeci, bëri një "dizajn të përafërt gjatë një fundjave". Vaksina e Moderna-s gjithashtu zgjati vetëm dy ditë për t'u hartuar, siç ka raportuar më parë Business Insider.
Si e trajnojnë vaksinat mARN trupin për të luftuar koronavirusin
Arsyeja që të dy kandidatët mund të projektohen kaq shpejt vjen deri te teknologjia në të cilën mbështeten, mesazhi RNA, ose mARN. FDA-ja kurrë më parë nuk kishte aprovuar një vaksinë ose trajtim të bazuar në mARN. Por tani që agjencia ka dhënë autorizim për Pfizer dhe BioNTech, me Moderna-n që pritet të miratohet së shpejti, vaksinat e mRNA mund të vendosin një standard të ri të industrisë. ARN-ja është material gjenetik që u tregon qelizave se si të bëjnë proteina.
Vaksina Pfizer funksionon duke injektuar një pjesë të vogël të ARN-së të koronavirusit në trup. Kjo ARN kodon proteinën spike të virusit, e cila është ajo që e ndihmon atë të bashkohet dhe të pushtojë qelizat. Kjo është gjithashtu ajo që antitrupat synojnë dhe neutralizojnë.
Pra, vaksina e mARN-së nxit trupin të prodhojë proteinë spike brenda saj në mënyrë që të shkaktojë të njëjtën përgjigje imune.
Kandidati i Moderns punon në të njëjtën mënyrë dhe mendohet jetë 94.5% efektive.
Përdorimi i teknologjisë së vaksinës mRNA nënkuptonte që BioNTech dhe Moderna kishin nevojë vetëm për sekuencën gjenetike të koronavirusit për të hartuar një vaksinë. Kjo është arsyeja pse ata mund të ecin përpara kaq shpejt.
Pro dhe kundër vaksinave të ARN-së
Prej dekadash, vaksinat përmbajnë një version të vdekur ose të dobësuar të një virusi. Pastaj përparimet e hershme në gjenetikë lejuan që vaksinat të përdorin në vend të tyre proteina të bëra nga virusi. Kjo metodë u përdor për herë të parë në vitet 1980 për të zhvilluar një vaksinë për hepatitin B. Kompanitë si Novavax po mbështeten në të njëjtin model të bazuar në proteina për të krijuar kandidatët e tyre për vaksinat e koronavirusit.
Por BioNTech u themelua në idenë që mARN-ja mund të përdoret për të zhvilluar vaksinat e kancerit, ndaj ishe dhe qasja në mRNA-në ndaj koronavirusit.
Meqenëse vaksinat e ARN-së nuk kultivohen duke përdorur qeliza, ato prodhohen më shpejt.
Të metat e vaksinës së Pfizer-it dhe BioNTech-ut janë se njerëzit duhet të bëjnë dy injeksione me tri javë diferencë, dhe duhet të transportohet në rreth -70 gradë Celcius. Kjo kërkon akull të thatë dhe ngrirës të veçantë.
Pyetjet thelbësore në lidhje me vaksinën mbeten pezull, si ato që lidhen me kohën që i mbron njerëzit nga COVID-19 dhe nëse e parandalon infektimin dhe transmetimin asimptomatik./M.M-dritare.net

















