Na ndiqni edhe në

Shëndet

Studimi: Një mënyrë jetese e shëndetshme, parandalon vdekjen e hershme me 62%!

Studimi: Një mënyrë jetese e shëndetshme, parandalon vdekjen

Një mënyrë jetese e shëndetshme, mund të parandalojë vdekjen e hershme, sipas një studimi të ri. Ky rrezik mund të zvogëlohet me rreth 62% te njerëzit me një predispozitë gjenetike, citon autori i studimit Xue Li, në Kinë. Në hulumtim u përfshinë më shumë se 350,000 njerëz dhe informacion mbi gjenetikën e tyre, arsimin, statusin socio-ekonomik dhe historinë e sëmundjes, pasi ky studim kishte metodologji të fortë, tha Aladdin Shadyab, profesor i asociuar i në Universitetin e Kalifornisë. Mostra përbëhej nga njerëz me prejardhje evropiane, kështu që është i kufizuar në popullatat në të cilat mund të aplikohet, shtoi Shadyab.

Studiuesit i dhanë secilit individ një rezultat rreziku poligjenetik, i cili është një pikë që përmbledh praninë e gjeneve të shumta që ndikojnë në jetëgjatësinë e njeriut, sipas studimit. Pjesëmarrësit në studim morën gjithashtu një rezultat bazuar në mënyrën se si ata iu përmbaheshin parimeve të një stili jetese të shëndetshëm dhe më pas u ndoqën mesatarisht 13 vjet për të parë nëse kishin një jetëgjatësi të shkurtër, të mesme apo të gjatë. Të gjithë, pavarësisht nga rreziqet gjenetike, kishin 78% më shumë gjasa të vdisnin herët nëse kishin një mënyrë jetese jo të shëndetshme, treguan të dhënat. Dhe njerëzit me një rrezik gjenetik për një jetëgjatësi të shkurtër dhe një mënyrë jetese jo të shëndetshme kishin dy herë më shumë gjasa të vdisnin herët sesa ata pa rrezik gjenetik dhe stile jetese më të shëndetshme. Individët me rrezik gjenetik mund të zgjasin jetëgjatësinë e tyre deri në 5.5 vjet nëse zgjedhin një mënyrë jetese të shëndetshme, treguan të dhënat.

Faktorët që bënë ndryshimin!

Studimi ishte vëzhgues, që do të thotë se mund të përcaktonte lidhjet, por nuk mund të caktojë me siguri se sjelljet ishin shkaku i drejtpërdrejtë i ndryshimeve në jetëgjatësi. Por studiuesit ishin në gjendje të identifikonin katër faktorë që ishin të lidhur me rrezikun e vdekjes së hershme.

“Studimi identifikoi një kombinim optimal të stilit të jetesës që përmban katër faktorë të stilit të jetesës: mos pirjen e duhanit, aktiviteti i rregullt fizik, kohëzgjatjen e duhur të gjumit dhe një dietë e shëndetshme”, tha Li.

Gjumi adekuat u përcaktua në studim si shtatë deri në tetë orë në natë. Udhëzimet rekomandojnë të paktën 150 minuta aktivitet fizik të moderuar. Për një jetë më të shëndetshme dhe më të gjatë, shumë studime rekomandojnë dietën mesdhetare, që përfshin fruta, perime, drithëra, fasule dhe vaj ulliri./M.K-dritare.net