Na ndiqni edhe në

Shëndet

Studimi: Kush vuan nga kapsllëku, i rrezikuar nga rënia e sistemit njohës!

Studimi: Kush vuan nga kapsllëku, i rrezikuar nga rënia e sistemit

Burimi: CNN

Në hulumtimin e parë për të parë ndikimin e kapsllëkut në plakjen e trurit, shkencëtarët kanë gjetur disa lidhje shqetësuese. Personat që vuajnë nga kapsllëku kronik, d.m.th kur lëvizja e zorrëve ndodh çdo tre apo më shumë ditë, lidhet me një rrezik të lartë prej 73% të rënies së sistemit njohës. Studiuesit e prezantuan hulumtimin e tyre në Konferencën Ndërkombëtare të Shoqatës së Alzheimerit në Amsterdam.
"Studimi ynë siguroi prova të para të llojit të tij që ekzaminoi një spektër të gjerë të frekuencës së lëvizjeve të zorrëve," tha Dr. Chaoran Ma, autori i parë i hulumtimit dhe asistent profesor në departamentin e të ushqyerit në Universitetin e Massachusetts Amherst. "Ne ishim të befasuar se sa të forta ishin lidhjet, veçanërisht për ata me lëvizje shumë të rralla të zorrëve."

Sipas studimit, krahasuar me njerëzit që dilnin një herë në ditë, pjesëmarrësit që vuanin nga kapsllëku kishin rënie më të theksuar të njohjes. Rreziku i lartë ishte edhe tek ata që bënin jashtëqitje më shumë se dy herë në ditë, megjithëse këto shanse ishin të vogla.
Rreth 16% e popullsisë së rritur në mbarë botën përjeton kapsllëk, por është edhe më i zakonshëm te të moshuarit për shkak të faktorëve të lidhur me moshën si mungesa e ushtrimeve dhe fibrave dietike dhe përdorimi i ilaçeve që mund të shkaktojnë kapsllëk si një efekt anësor.
Kapsllëku kronik është lidhur me inflamacionin dhe çrregullimet mendore si ankthi dhe depresioni, por ka pasur shumë pyetje pa përgjigje në lidhje me marrëdhënien midis shëndetit të tretjes dhe funksionit afatgjatë njohës, sipas një njoftimi për shtyp. Funksioni kognitiv i referohet aftësisë mendore të një personi për të mësuar, të menduarit, arsyetimin, zgjidhjen e problemeve, vendimmarrjen, të kujtuarit dhe vëmendjes./K.C/dritare.net