Na ndiqni edhe në

Shëndet

Studimi: Imuniteti ndaj Covid-19 zgjat me muaj, në mos me vite

Studimi: Imuniteti ndaj Covid-19 zgjat me muaj, në mos me vite

Burimi: Corriere della Sera

Sipas një studimi në SHBA, imuniteti ndaj Covid-19 mund të zgjasë me muaj, në mos me vite. Studimi i bërë nga Instituti La Jolla në Kaliforni, botuar në faqen“medRxiv” thotë se imuniteti ndaj koronavirusit të ri mund të zgjasë të paktën 8 muaj dhe të mbijetuarit mund të mbrohen për vite me radhë. Studiuesit kanë zbuluar se nivelet e qelizave imune kundër Covid-19 fillojnë të ulen ngadalë në muajt pas infektimit. Lajmi ngushëllues këtu është se, ato pak qeliza imune që mbeten, mjaftojnë për të të mbrojtur nga riinfektimi, duke pasur parasysh edhe studimet që tregojnë se antitrupat konsumohen brenda tre muajsh.

Ky studim gjithashtu tregon se, mbrojtja e dhënë nga zhvillimi i vaksinave, si Pfizer dhe Moderna, do të zgjasë më shumë sesa mendohej më parë, informon dritare.net

Në studim, studiuesit e La Jolla matën nivelet e antitrupave, qelizave T dhe B dhe qelizave të tjera imune në trup. Këto qeliza kujtese janë thelbësore. Antitrupat janë në disa lloje. Të parët shfaqen brenda një ose dy ditësh nga infeksioni, të dytët rriten një javë pas infektimit. Por pas kësaj periudhe fillojnë dhe zvogëlohen. Por kjo nuk do të thotë që trupi harron si të krijojë më shumë antitrupa.

Kujtesa imune ruhet në limfocitet B dhe limfocitet T. Qelizat B bëhen fabrika të specializuara për të pompuar antitrupa. Qelizat T vijnë në dy forma: njëra që punon bashkë me qelizat B për të bërë antitrupat e duhur për të luftuar një patogjen të veçantë dhe forma e dytë vepron si vrasëse, duke vrarë qelizat e shëndetshme që janë infektuar, në mënyrë që mund të ndihmojë një virus, bakter, apo edhe kancer të përhapet diku tjetër.

Studiuesit zbuluan se antitrupat afatgjatë, të njohur si imunoglobulina G (IgG), janë me të vërtetë afatgjatë, që zgjasin 6 deri në 8 muaj./K.C/dritare.net