
Një studim novator nga Universiteti Metropolitan i Mançesterit ka zbuluar se pirja e cigareve elektronike mund të jetë më e dëmshme se pirja e duhanit.
Hulumtimi, i udhëhequr nga Dr. Maxime Boidin, deri më tani tregon se si personat që pinë vape, ashtu edhe duhanpirësit pësojnë të njëjtat dëmtime të enëve të gjakut dhe qarkullimit të gjakut, gjë që mund të çojë në probleme kardiovaskulare dhe një rrezik në rritje të demencës.
Dr. Boidini theksoi se pirja e vazhdueshme e vape mund të çojë në pasoja shëndetësore të krahasueshme me ato të pirjes së duhanit, duke sfiduar perceptimin se cigaret elektronike janë një alternativë më e sigurt.
Dr.Boidini tha për Mirror: "Ajo që kemi gjetur është se rreziqet për dikë që vazhdon të pijë nuk janë të ndryshme nga duhanpirësit."
Megjithatë, ai shtoi se dëme shtesë shkaktohen nga inflamacioni si pasojë e nikotinës plus substanca të tjera që gjenden në vape, të tilla si glikol propilen dhe glicerina bimore.
Dr. Boidin tha: "Kur fusni këtë përzierje të metaleve dhe kimikateve në trup, nuk mund të prisni që nuk do të ndodhë gjë." Studimi është në vazhdim dhe pritet të përfundojë në mars./K.C/dritare.net

















