

Mjekja pediatre Zerina Sheme ka ndarë në rrjetet sociale informacion në lidhje me shytat, ku shpjegon se këto të fundit janë një lloj inflamacioni i gjëndrave të pështymës, që gjenden pranë veshit.
Pediatrja thekson se shenjat paralajmëruese për shfaqjen e tyre është: temperatura, ënjtje dhe se 9 ditë pas shfaqjesh ky virus është ngjitës.
“Parotitis epidemik është inflamacion i një ose të dyja gjëndrave të pështymës që gjenden pranë veshit.
Shenjat:
Temperaturë
Dhimbje, enjte në këndin e nofullës, rreth veshit. Njerëzit e prekur nga shytat janë i vetmi bartës natyror i virusit. Përhapet me anën e spërklave të pështymës pështymës. Virusi izolohet në faring dy ditë para nisjes së shytave. 9 ditë pas çfaqjes së shenjave ai është ngjitës.
E ndeshim më tepër në dimër dhe pranverë. Grup-mosha më e prekur është 5-15 vjeç.
Në zonat urbane përhapet në formë endemike.
➡️ Shenjat:
Periudha e inkubacionit zgjat 12-18 ditë.
Temperaturë 39-40°C që vazhdon tre katër ditë.
Dhimbje, enjte në këndin e nofullës, rreth veshit.
Vështirësi në përtypje.
Enjtja normalizohet pas 10-14 ditësh. Ky virus ka aftësi neurotrope, dmth të prekë cipat e trurit. Ndonjëherë enjtja e gjëndrrës mund të kalojnë lehtë, por gjendja mund të dominohet nga shenjat neurologjike, si dhimbje të forta koke, të vjella, fotofobi. Shkaku është virusal.
????Duhet dalluar nga parotitet bakteriale. Ato mund të përsëriten sa herë bie në kontakt me mikrobe si Stafilokoku, Enterokoku.
????Gjëndrra e pështymës mund të krijojë gurëza, që bllokojnë kanalin e saj me dhimbje, disa herë në vit.
????Kjo kërkon ndërhyrje që çbllokojnë kanalin e gjëndrrës
➡️ Komplikacionet
????Konvulsione ,
????Encefalo-meningite:
???? prekur pankreasin.
????Tek adoleshentët meshkuj, gjëndrrat mashkullore (orchitis)
➡️Mjekimi
nuk trajtohet me antibiotik.
ilaçe kundër dhimbjes, si paracetamoli apo ibuprofeni.
Pacienti mbahet i hidratuar duke shmangur pijet acide.
Këshilla
E sjellim në vëmendje këtë temë për të vlerësuar komplikacionet tek fëmijët meshkuj. Nëse komplikohet me orchitis mund të ketë pasojë një sterilitet mashkullor. Mblidheni ngrohtë fytin. Një dietë me ushqime të buta që nuk kërkojnë shumë përtypje. Nxënësit e shkollës izolohen në shtëpi 10 ditë.
Shytat mund të parandalohen lehtësisht me vaksinën, pjesë e imunizimit të fruthit-shytave-rubeolës (MMR) që merret në moshën 12 mes 15 muajsh. Një dozë e dytë MPR merret zakonisht 5-6 vjeç”, shkruan pediatrja./M.K-dritare.net

















