
Sa i shëndetshëm është truri juaj? Zbulojeni duke iu përgjigjur 10 pyetjeve që bëjnë neurologët!
Dritare.net
Problemet neurologjike prekin mbi 3 miliardë njerëz në mbarë botën, duke çuar në një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si profesionistët mjekësorë i qasen shëndetit të trurit. Akademia Amerikane e Neurologjisë, e cila përfaqëson shoqatën më të madhe në botë të neurologëve dhe profesionistëve të neuroshkencës, ka paraqitur një propozim për kujdesin holistik për shëndetin e trurit që fokusohet në parandalimin përveç trajtimit.
Hulumtimi i ri nga Akademia Amerikane e Neurologjisë, botuar në këtë javë në revistën Neurology, prezanton iniciativën SAFEST BRAINS, e cila tregon për mjekët që kanë për qëllim të ndihmojnë pacientët që të ruajnë shëndetin e tyre mendor.
Në zemër të propozimeve është një grup pyetjesh të krijuara posaçërisht për vizitat klinike. Këto pyetje ndihmojnë ofruesit e kujdesit shëndetësor të vlerësojnë aspekte të ndryshme të shëndetit të trurit.
10 pyetjet që do të zbulojnë se sa i shëndetshëm është truri juaj!
1. A flini mjaftueshëm sa për t'u çlodhur?
Çrregullimet e gjumit mund të zbulojnë se si funksionojnë kujtesa, gjendja shpirtërore, perceptimi dhe dhimbja, duke e bërë këtë pyetje shumë më të rëndësishme sesa mund të duket në fillim.
2. A luftoni me ankthin apo gjendjen shpirtërore?
Shëndeti mendor po shfaqet si një tjetër element jetik, i cili ka një rëndësi të veçantë duke qenë se çrregullimet e humorit janë ndër kontribuueset kryesore në përkeqësimin e shëndetit global, veçanërisht te pacientët me sëmundje neurologjike.
3. Jeni të shqetësuar për dietën apo marrjen e suplementeve?
Kjo pyetje nuk ka të bëjë vetëm me ushqimin, por ka të bëjë me të kuptuarit se si pasiguria ushqimore lidhet me përhapjen e shtuar të çrregullimeve neurologjike.
4. Sa shpesh bëni ushtrime?
Aktiviteti fizik nxit neurogjenezën dhe shtyp neuroinflamacionin. Pothuajse një e treta e njerëzve në mbarë botën nuk i përmbushin nivelet minimale të rekomanduara të këtij aktiviteti.
5. Si janë marrëdhëniet tuaja ndërpersonale?
Kjo pyetje bazohet në njohurinë se ruajtja e raporteve sociale mund të zvogëlojë incidencën e demencës dhe rënien e ngadaltë njohëse.
6. A vini rripa sigurimi/kaska apo përdorni sedilje makinash për fëmijë?
Ky hulumtim në dukje i thjeshtë hap diskutime rreth parandalimit të dëmtimeve traumatike të trurit, një aspekt kritik i shëndetit të trurit që shpesh anashkalohet në ekzaminimet tradicionale mjekësore.
7. A keni pasur ndonjëherë presion të lartë të gjakut apo shqetësime për trajtimin e tij?
Ekzaminimi i presionit të gjakut reflekton se hipertensioni i zgjatur mund të dëmtojë shëndetin cerebrovaskular dhe të zvogëlojë aftësinë e trurit për të pastruar metabolitët toksikë.
8. A keni probleme me kontrollin e sheqerit apo kolesterolit në gjak? A ka ndonjë sëmundje neurologjike në familjen tuaj?
Kjo pyetje njeh ndikimin domethënës që shëndeti metabolik dhe predispozita gjenetike mund që kenë në rezultatet neurologjike gjatë gjithë jetëgjatësisë.
9. Barnat që merrni janë të shtrenjta apo ka mungesa?
Qasja në kujdesin shëndetësor po shfaqet si një çështje kritike. Kostot e mjekimit vazhdojnë të rriten. Në 2023-shin u shënua një rritje prej 15% në kostot e mjekimit për sëmundjet neurologjike në krahasim me vitin e kaluar.
9. A jeni të informuar në mënyrë adekuate për vaksinat?
Kjo pyetje pasqyron rolin jetësor të parandalimit të infeksioneve, si koronavirusi dhe herpes, në ruajtjen e shëndetit optimal të trurit gjatë gjithë jetës.
10. A jeni të shqetësuar për ruajtjen e strehimit, transportit, aksesit në kujdesin dhe sigurimin mjekësor, apo sigurinë fizike dhe emocionale nga dëmtimi?
Pyetja e fundit trajton faktorë më të gjerë socialë, duke pranuar se përcaktuesit strukturorë dhe socialë të shëndetit ndikojnë shumë në shëndetin neurologjik./K.C/dritare.net

















