Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Bekim Bici: Blendi Gonxhe po kërkon Bashkinë e Tiranës!

Bekim Bici: Blendi Gonxhe po kërkon Bashkinë e Tiranës!

Gazetari Bekim Bici, i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV, ka analizuar listat e mbyllura dhe të hapura të Partisë Socialiste.

Një nga veprimet që ka tërhequr vëmendje është mungesa e Blendi Gonxhës në listat e mbyllura të kandidatëve për deputetë. Sipas Bicit, ky fakt mund të tregojë se Gonxhe është duke u përgatitur për një tjetër pozicion të rëndësishëm në politikë, konkretisht si kandidat potencial për Bashkinë e Tiranës.


“Blendi Gonxhe mungon, dhe kjo mund të jetë një sinjal që ai mund të jetë një nga kandidatët potencial për Bashkinë e Tiranës, veçanërisht në rast të një shkarkimi të mundshëm të Erion Veliajt, i cili është aktualisht në kërkim të një vendimi përfundimtar të formës së prerë nga drejtësia," - tha Bici.


Ai gjithashtu komentoi për emrat e tjerë që janë përfshirë në listat e PS-së, duke i cilësuar si risitë e reja që Edi Rama ka sjellë. Emra si Ilva Gjuzi, Iris Luarasi dhe Erjon Malaj janë pritur me shumë interes, ndërkohë që Bici vlerësoi se për shumë kandidatë të tjerë, përfshirja ishte e pritshme./E.P-dritare.net