
Pse janë shtuar rastet e të rinjve me sëmundje kardiovaskulare? Flet mjekja!
Dritare.net
Mjekja kardiologë Ëngjëllushe Hasani në një intervistë për DritareTv thotë se infarkti apo sëmundjet e zemrës nuk vijnë për pacientin si rrufe në qiell të hapur. Doktoresha thotë se më shumë kujdes nga sëmundjet e zemrës duhet të kenë pacientët që vuajnë nga hipertensioni dhe yndyrat e larta.
“Në dekadat që po jetojmë ne shohim një rënie të moshës së shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare. Nëse para dy-tre dekadave grupi i sëmundjeve kardiovaskulare ishte mbi 55 vjeç dhe arrinte kulmin në moshën 60-vjeçare, tani vëmë re se kemi pacientë edhe nën 30 vjeç që janë të sëmurë. Në raste më të rralla edhe në grupmosha nën 20-vjeçare. Ndikon edhe gjinia në shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare sepse varet edhe nga stili i jetesës që bëjnë femrat dhe meshkujt. Por nuk kemi një statistikë të saktë që të themi.
Faktorët e rrezikut!
Në radhë të parë është mbipesha që është shtuar vitet e fundit. Ndikon stili i jetesës, duhanpirja. Këto janë njësoj në të dyja gjinitë. Ky grup sëmundjesh ka filluar të shtojë numrin e vet në të gjitha grupmoshat. Shkaqet e sëmundjeve kardiovaskulare i kemi ndarë në dy grupe:
Të pamodifikueshme: gjinia, gjenetika, gjërat që nuk ndërhymë dot t’i ndryshojmë tek individët.
Të modifikushme: në rreshtojmë një sërë faktorësh të tjerë ku mund të ndërhyjmë; hipertensioni, dislipidemia pra me kontrollin e yndyrave. Sipas statistikave në vendin tonë thuhet se 1.4 milion shqiptarë vuajnë nga çrregullimet e yndyrave. Faktor tjetër është ndotja e ambientit. Vendi ynë renditet në rajonin me risk të lartë sepse ka të ardhura të ulëta dhe nivel stresi të lartë.”, tha mjekja në një intervistë për DritareTV./K.C/dritare.net

















