
Përdoruesve të saunës u është kërkuar të qëndrojnë të hidratuar pasi një grua rreth të 70-tave pësoi një atak në zemër për shkak të nxehtësisë.
Ekspertët nga Spitali Birmingham Heartlands përshkruan se si pacientja ishte në spital për 12 ditë pasi ajo u gjet pa ndjenja në një sauna në palestrën e saj lokale.
Gruaja e paidentifikuar, e cila shkonte në palestër çdo ditë, pësoi një sulm në zemër, konvulsione, dëmtim të mëlçisë dhe dëmtim të veshkave.
Para se të futej në saunë, gruaja kishte bërë ushtrime për rreth 45 minuta, shkruan mjekët në revistën BMJ Case Reports.
Mjekët e gjetën atë me një temperaturë trupore jashtëzakonisht të lartë prej 42 gradë celsius, presion shumë të ulët të gjakut dhe rrahje të shpejta të zemrës.
Janë regjistruar rreth 10 raste të goditjes nga nxehtësia nga saunat në MB, mes tyre edhe tri vdekje./K.C/dritare.net

















