
Paracetomoli dhe ibuprofeni, pediatrja: Kujdes dozën tek fëmijët, ja efektet anësore!
Dritare.net

Mjekja pediatre Zerina Sheme ka ndarë informacione në lidhje në këtë periudhë viroze, ku shpesh fëmijët përjetojnë temperaturë të lartë.
Mjekja shpjegon se prindërit mund ta përdorin paracetomolin si alternativë për uljen e temperaturës, pasi ky i fundit vepron drejtpërdrejt. Nga ana tjetër ajo thekson se ky ilaçe duhet të përdoret me kujdes dhe me një dozë të caktuar sipas moshës së fëmijës.
“Paracetamoli është alternativa e parë për uljen e temperaturës.
Ai ul temperaturën e lartë duke vepruar drejtpërdrejt në qendrën e rregullimit të temperaturës në hipotalamus. Kjo qendër e fuqizon procesin e uljes së temperaturës me anën e zgjerimit të enëve periferike të gjakut dhe djersitjes. Meqë metabolizohet në mëlçi, duhet të përdoret me kujdes në ato persona që vuajnë nga mëlçia.
Doza mesatare tek moshat pediatrike llogaritet 15mg/kg peshë trupore.
Sirupi 125 mg/ 5ml
Fëmijët deri në 6 vjeç: 5 — 10 ml ( 120 -240 mg paracetamol ).
Fëmijët 3 muajsh — 1 vjeç: 2.5 — 5 ml ( 60- 120 mg paracetamol ).
Fëmijët 0-3 muajsh: 2.5ml shurup është i përshtatshëm për foshnjat që bëjnë vaksinën në muajin e dytë, në rastet e tjera përdoret nën kujdesin mjekësor.
Përsëritet çdo 4 -6 orë me një dhënie maksimale 4 herë në 24 orë.
(Supostet) : janë forma më e shpejtë dhe e sigurt për të normalizuar temperaturën e lartë. Veprimi përfitohen brenda 3-4 minutash.
Doza rektale (në zorrën e trashë) në të rritur dhe në fëmijët mbi 12 vjeç: 0.5 — 1 g, çdo 6 deri 8 orë pa kaluar në 4 g / ditë.
Nëse ethja vazhdon, kjo dozë përsëritet pas 4 ose 6 orësh.
3 —11 muajsh: 80 mg., çdo 4 orë.
1 – 3 vjeç: 100 mg., çdo 6 orë.
3 – 6 vjeç: 125 mg, çdo 4 deri 6 orë.
6-12 vjeç : 250 mg. çdo 4 deri 6 orë.
Ibuprofeni, vepron në bazë të mekanizmit anti-inflamator. Nuk jepet tek fëmijët nën tre muajsh jepet në intervale çdo 8-12 orë. Ka efekte anësore në stomak, mund të irritojë mukozën e stomakut.
Në fëmijët e vegjël mos e përdorni më shumë se 1-2 ditë
Dozat - 20mg/kg/peshë në 24 orë, e ndarë në 2 ose tre marrje.
Fëmijët 6 muajsh, me peshë mbi 7 kg: jepet 2,5 ml çdo 8 orë
Fëmijët -1-4 year: 5ml çdo 8 orë.
Fëmijët 4-7 years: 7,5ml çdo 8 orë
Fëmijët 7-12 years: 8- 10 ml çdo 8 orë.
Mos e përdorni ibuprofenin më shumë se 1- 2 ditë tek fëmijët e vegjël”, shkruan mjekja./dritare.net

















