Na ndiqni edhe në

Shëndet

Mjeku Hitoaliaj: 5 raste kur nuk duhet të merret magnezi!

Mjeku Hitoaliaj: 5 raste kur nuk duhet të merret magnezi!

Mjeku Matjan Hitoaliaj, i ftuar në DritareTV, ka folur për rëndësinë e magnezit në trupin e njeriut dhe ka shpjeguar pesë raste kur ky mineral nuk duhet të merret.

Sipas mjekut, magnezi është thelbësor për funksionimin e shumë proceseve enzimatike në trup, por ka disa raste specifike kur marrja e tij mund të jetë e dëmshme.

Ai theksoi se magnezi nuk duhet të merret në rast të semundjeve muskulare, apo hemoragjive cerebrale, nuk duhet kur ritmi i zemrës është nën 60, apo kur pacienti ka sëmundje të rënda të veshkave ose në rast të bllokimit të zorrëve./E.P-dritare.net