
Mjekja: Ja çfarë ndodh nëse nuk i trajtoni variçet!
Dritare.net
Venat varikoze janë një shqetësim i madh për vajzat dhe gratë si nga ana estetike ashtu edhe nga ajo shëndetësore. Ato shfaqen në sipërfaqen e lëkurës, në fytyrë, kraharor dhe këmbë. Për të mësuar më tepër se çfarë janë venat varikoze dhe mënyrat e trajtimit të tyre Dritarja e Doktorit zhvilloi një bisedë me mjeken kirurge flebologe Elida Mici.
Ajo na tregoi se nëse nuk trajtohen variçet mund të çojnë në trombozë apo edhe më keq në rast se komplikacionet ngelen të patrajtuara trombi mund të migrojë dhe të shpërndahet në mushkëri ose në trombozën e venave të thella. Doktoresha tha se këtojanë komplikacionet më të rrezikshme që shpesh penalizojnë edhe jetën e pacientëve.
"I sëmuri shpesh mësohet me lodhjen dhe dhimbjet por nëse vena forcohet dhe skuqet dhe fillon te ketë shumë dhimbje ai duhet të paraqitet tek mjeku për të marrë mjekim. Komplikacioni më i shpeshtë është tromboflebiti dhe kapja e tij në kohë frenon sëmundjen. Në rast se komplikacionet ngelen të patrajtuara trombi mund të migrojë dhe të shpërndahet në mushkëri ose në trombozën e venave të thella të cilat janë komplikacionet më të rrezikshme që shpesh penalizojnë edhe jetën e pacientëve. Në rasti se një suficience venoze kronike ngelet e patrajtuar një komplikacion tjetër është edhe ulçera trofike pra happen plagë në këmbë të cilat duan shumë trajtim dhe kohë që të mbyllen. Komplikacioni minor, i vogël, që pacientët tremben por nuk është aq shqetësues është ruptura e venave sipërfaqësore, krijohet një si buulbë, flluskë nën lëkurë dhe shpesh ajo çahet dhe jep hemorragji. Shpesh përdoren dhe kremrat të cilët i freskojnë dhe lehtësojnë dhimbjet por duke u shoqëruar me tablet venoprotektor dhe me çorape llastiku forcohet veprimi i tyre", tha Mici/K.C/dritare.net

















