
Kujdes! Yndyrat po ju rrezikojnë zemrën. Si t’i mbani nën kontroll!
Dritare.net
Mjekja kardiologe Ëngjëllushe Hasani e ftuar në emisionin Dritarja e Doktorit tregoi se çfarë duhet të bëjmë që të mbajmë nën kontroll nivelin e presionit të gjakut. Një nga faktorët e infarktit të miokardit është niveli i lartë i yndyrave. Mjekja thotë se ata që kanë në familje, njerëz që kanë pasur probleme kardiake, duhet ta bëjnë kontrollin e yndyrave pas moshës 2-vjeçare.
"Të gjithë faktorët që ndikojnë në rritjen e presionit të gjakut ne duhet t’i heqim. Nëse pini duhan apo alkool, patjetër që duhet t’i ndërprisni, duhet të mbani nën kontroll nivelin e yndyrave. 1.4 milion shqiptarë vuajnë nga çrregullimi i yndyrave. Tek ata që kanë pësuar infarkt të miokardit, 2 në 3 vetë kishin yndyra të larta. Duke nisur nga këto të dhëna, vetëm duke trajtuar yndyrat ne mund t’i kishim parandaluar. Pas Covid-18, të gjitha ngjarjet kardiake, kishin yndyra të pakontrolluar dhe të pamjekuara mirë. Dua të theksoj se personat që në rrethin e para familjar, pra prindërit kanë bërë ngjarje kardiake, si dhimbje gjoksi, ose infarkt të miokardit duhet të bëjnë kontrollin e yndyrave, ta bëjnë pas moshës 2-vjeçare. Pra është me shumë rëndësi ta kapësh sa më shpejt sepse këta persona janë të predispozuar për të bërë infarkt miokardi kur të shkojnë në moshë madhore.", thotë mjekja./K.C/dritare.net

















