Na ndiqni edhe në

Shëndet

Konsumimi i alkoolit mund të shkaktojë kancer!

Konsumimi i alkoolit mund të shkaktojë kancer!

Dr. Vivek Murthy në SHBA, paralajmëron lidhjen midis konsumit të alkoolit dhe rrezikut për kancer.

Sipas këshillave të doktorit konsumimi i alkoolit është shkaku i tretë më i rëndësishëm i kancerit, pas duhanit dhe obezitetit.

Për disa lloje kanceri, përfshirë kancerin e gjirit, gojës dhe fytit, rreziku për t'u prekur nga kanceri mund të rritet edhe me një gotë alkool në ditë.

Rreziku i zhvillimit të kancerit nga konsumimi i alkoolit përcaktohet gjithashtu nga faktorë të tjerë, si biologjikë, ekonomikë, mjedisorë dhe socialë.

"Alkooli është një shkak i njohur i kancerit, i cili është përgjegjës për rreth 100,000 raste kanceri dhe 20,000 vdekje nga kanceri çdo vit në Shtetet e Bashkuara, gjithashtu ka më shumë se 13,500 aksidente rrugore të lidhura me alkoolin çdo vit në SHBA." tha Dr. Vivek Murthy/ E.P-dritare.net