Na ndiqni edhe në

Shëndet

Kollë, rrufë, temperaturë. A ka fëmija im Covid-19? Çfarë të bëni dhe si t'i dalloni simptomat?

Kollë, rrufë, temperaturë. A ka fëmija im Covid-19?

Burimi: "Amico pediatra"

Është një fakt i vërtetuar nga të gjitha studimet se, fëmijët preken dhe sëmuren më pak nga koronavirusi, në krahasim me të rriturit. Ata ndoshta infektohen si të rriturit, por zhvillojnë simptoma shumë më të lehta dhe vetëm një përqindje e vogël e rasteve ka forma të rënda. Rastet fatale janë shumë të rralla.

Tani, në një kohë kur filloi çelja e shkollave, shqetësimi më i madh i prindërve është se mos fëmijët marrin virus në shkollë.

Nëse keni frikë se fëmija juaj ka koronavirus, gjëja e parë që duhet të bëni është të siguroheni që ai të jetë i qetë dhe ta merrni situatën me qetësi, por efektivisht. Por çfarë duhet të bëni nëse kanë Covid-19 ose nëse ata thjesht kanë simptoma që ju bëjnë të dyshoni.

Kollë, rrufë, temperaturë. A ka fëmija im Covid-19?

Si të dallojmë simptomat?

Pas një periudhe inkubacioni (periudha mes infeksionit dhe shfaqjes së simptomave) prej një mesatare prej 5-7 ditësh, shfaqen simptoma të ngjashme me ato të një gripi normal, përfshirë:

-temperatura,

-kollë,

-dhimbje të fytit,

-rrufë

-diarre,

-të vjella,

-lodhje,

-dhimbje koke

-dhimbje trupi.

Simptoma të tjera mund të jenë ndryshimet në shije dhe erë (dysgeusia dhe anosmia), tipike te të rriturit, por shpesh të pranishme edhe te fëmijët dhe adoleshentët. Shenjat në lëkurë janë vërejtur shpesh te fëmijët, të tilla si njolla lëkure që i ngjajnë djegieve, në duar dhe këmbë, ose skuqje të ndryshme. Sipas studimeve të fundit, ato nuk janë të lidhura me Covid-19. Intensiteti i simptomave ndryshon nga rasti në rast, por zakonisht është shumë i butë dhe fëmijët maksimumi për një javë e marrin veten.

Por një pjesë e vogël e rasteve mund të ketë simptoma të rënda si bronkiti, bronkopneumonia, ose forma të rënda që kërkojnë ndihmë kardiorespiratore, informon dritare.net. Në studime shpesh është folur edhe për sindromën Kawasaki, një sëmundje e rrallë e karakterizuar nga temperatura e lartë që mban 5 ditë, faringjiti, fryrje të nyjave limfatike, skuqje dhe ënjtje të pëllëmbëve dhe këmbëve. Kjo gjendje gjithashtu ka tendencë të evoluojë në mënyrë të favorshme, por në raste të rralla prek edhe zemrën, prandaj duhet të diagnostikohet dhe monitorohet me kujdes.

Kollë, rrufë, temperaturë. A ka fëmija im Covid-19?

Covid-19 apo grip?

Duke qenë se grafia klinike të kujton shumë gripin, mund të dyshohet se është Covid-19, veçanërisht nëse fëmija ka qenë në kontakt të ngushtë me një person ose anëtar të familjes që është i sëmurë. Në çdo rast, është e nevojshme që fëmija të bëjë tamponin. Pediatri do ta vlerësojë nëse është e nevojshme, apo jo. Tani po qarkullon vetëm pak gripi, por problemi do të bëhet edhe më i madh nga muajt dhjetor, janar, domethënë kur të fillojë epidemia e plotë e gripit.

Kollë, rrufë, temperaturë. A ka fëmija im Covid-19?

Si t'ia lehtësoni simptomat fëmijës?

Jepini paracetamol, por me sasinë që ju rekomandon pediatri. Jo ibuprofen. Mund të nisni një terapi me vitamina ose ushqime të tjera, por të shëndetshme.

Kurrsesi nuk duhet të përdoren antibiotikë, pasi është vërtetuar shkencërisht që nuk janë efektivë ndaj viruseve, vetëm kundër baktereve.

Kollë, rrufë, temperaturë. A ka fëmija im Covid-19?

Në thelb, çfarë të bëj nëse kam frikë se fëmija ka koronavirus?

Merrni në telefon pediatrin, pa shkuar vetë në klinikë. Hyrja në klinikë gjatë kësaj periudhe bëhet vetëm nën masa dhe rregulla strikte për raste të veçanta, për të parandaluar që pacientët e infektuar të infektojnë të tjerë drejtpërdrejt ose indirekt, duke kontaminuar pediatrin ose stafin.

Pediatri do t'ju bëjë disa pyetje, si për të parë nëse fëmija ka pasur kontakt të ngushtë me personat me Covid-19, ashtu edhe për të vlerësuar gjendjen e tij dhe për ta vizituar atë, kur duhet.

Mos u shqetësoni nëse pediatri juaj thotë që nuk është e nevojshme ta vizitoni fëmijën. Nëse nuk ka simptoma shqetësuese, vizita nuk është e nevojshme. Nëse pediatri ju informon se bazuar në simptomat e fëmijës nga ai kërkohet që të raportojë situatën e tij në Departamentin e Parandalimit dhe të kërkojë tamponin, ndiqni udhëzimet, duke respektuar kufizimet e parashikuara me ligj për vetë fëmijën dhe për kontakte të ngushta, edhe nëse kjo në mënyrë të pashmangshme mund t'ju shkaktojë shqetësime, sidomos në punë./K.C/dritare.net

Kollë, rrufë, temperaturë. A ka fëmija im Covid-19?