
Mjekja kardiologe Ëngjëllushe Hasani e ftuar në emisionin Dritarja e Doktorit tregoi se çfarë duhet të bëjmë që të mbajmë nën kontroll nivelin e presionit të gjakut.
"Fillimisht duhet të kufizoni kripën, sepse kripa ndikon shumë në rritjen e tensionit të gjakut. Duhet të bëni aktivitet fizik dhe të menaxhoni stresin. Po ashtu një gjumë i shëndetshëm luan rol kyç në mbajtjen në nivelet e duhura të presionit të gjakut. Të gjithë faktorët që ndikojnë në rritjen e presionit të gjakut ne duhet t’i heqim. Nëse pini duhan apo alkool, patjetër që duhet t’i ndërprisni, duhet të mbani nën kontroll nivelin e yndyrave. Këto janë të gjitha të modifikueshme nëse ne ua presim rrugën, minimizojmë riskun për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare.", thotë mjekja./K.C/dritare.net

















