
Dritarja e Doktorit këtë javë ishte pranë mjekut kardiolog Spiro Qirko në laboratorin Intermedica. Mjeku Qirko ngriti shqetësimin se obeziteti po shton sëmundjet e zemrës, si dhe po bëhet shkak për sëmundje të tjera.
"Një nga ndërlikimet më madhore që sjell mbipesha është diabeti, pasi rritja e triglicerideve pengon veprimin e insulinës. Rritja e triglicerideve dhe kolesterolit çon në diabet, por kjo ka një lidhje shumë të ngushtë me obezitetin. Në momente të caktuara gjatë natës njeriu ndodh të ketë një ndërprerje të frymëmarrjes gjatë gjumit. Kjo sindromë psh, nëse e vëmë re shpesh, duket pasi këta tipa i zë gjumi edhe në mbledhje. Ky sindrom i quajtur "sleeping apnea" është pikërisht ai që e shkakton. Sot ka aparatura të cilat arrijnë të masin shpenzimet e insulinës”, u shpreh kardiologu Qirko./M.T/dritare.net

















